10.1 C
Tetovo
E premte, 22 Nëntor, 2024
BallinaLajmeKomuna e Tetovës me reagim / Policia e Tetovës sot ka ndërprerë...

Komuna e Tetovës me reagim / Policia e Tetovës sot ka ndërprerë punimet që Komuna e Tetovës po zhvillonte në rrugën e “T.C. Merxhan’, respektivisht riparimin e kësaj rruge

Policia e Tetovës sot ka ndërprerë punimet që Komuna e Tetovës po zhvillonte në rrugën e “T.C. Merxhan’, respektivisht riparimin e kësaj rruge. I gjithë dokumentacioni nga ana e Komunës së Tetovës ka qenë në rregull. Për këtë veprim të bërë sot nga ana e e SPB Tetovë nuk ka qenë e njoftuar Komuna e Tetovës.  Policia i ka ndërprerë punimet me preteksin se kompania nuk posedon dokumentacion për riparim të rrugëve, së paku kështu shkruan në procesverbal e dhënë nga policia kompanisë e cila është e kontraktuar për kryerjen e këtyre punimeve, por vetëm për mbushje të gropave, ndërsa ne si Komunë po jua dëshmojmë me fakte se dokumentacioni nga të dyja palët është i kompletuar, gjegjësisht edhe me pëlqim nga SPB Tetovë.
Policia thjesht tenton të pengojë në vazhdimësi punën e Komunës së Tetovës duke qenë në shërbim të politikës ditore.
Në anën tjetër komuna e Tetovës informon opinionin se Komuna e Tetovës  disponon me të gjitha dokumentet e nevojshme dhe se Komuna e Tetovës ka të nënshkruar më 10 qershor 2022 kontarën me nr. 14-6290, me ndërmarrjen e cila duhe të realizojë punimet në terren ku mes tjerash thuhet:
“Mbushja e gropave dhe mirëmbajtja dhe rindërtimi i rrugëve në qytetin e Tetovës dhe rrjetit rrugor të fshatrave malore nga rrëshqitja e dheut etj” sipas furnizimit publik me nr.07317/2022″.
Pra kompania e cila ka fituar tenderin dhe ka të nënshkruar kontratë është e obliguar që në afat prej një viti të realizojë obligimet kundrejt komunës së Tetovës. Është absurd veprimi i policisë që të ndërpres punimet në këtë rrugë, kur dihet se Komuna ka pëlqim nga Sektori për punë të brendshme në Tetovë për të ndryshuar regjimin e komunikacionit në këto rrugë me qëllim që punimet të zhvillohen pa pengesa. SPB e Tetovës pëlqim ka dhënë me 29.06.2022 ku mes tjerash thuhet se “regjimi i komunikacionit do të ndryshohet  për shkak të mbushjes së gropave, rekonstruimit të rrugëve në qytet dhe rrjetin rrugor të fshtarve të malësisë.
Në anën tjetër në Aktvendimin e komunës thuhet” Miratohet ndryshimi i përkohshëm i regjimit të komunikacionit, në afat prej 1 viti, për mbushje të gropave në rrugët e qytetit të komunës së Tetovës, Punë intervente nëpër rrugët e qytetit dhe komunës së Tetovës. Pra të gjitha procedurat ligjore dhe administrative janë respektuar nga Komuna dhe kontraktuesi i punimeve, kurse policia ka shkelur të gjitha këto procedura duke ndërprerë punimet.
Ky akt i shëmtuar i policisë nuk është i pari, i njëjti avaz ka vazhduar që me marrjen e udhëheqësisë së Komunës nga ana e kryetarit, Bilall Kasami. Pavarsisht obstruksioneve Komuna e Tetovës do të vazhdojë me realizimin e projketeve kapitale në të mirë të qytetit dhe qytetarëve të saj.

Me respekt,
Zyra për Komunikim dhe Marrëdhënie me Publikun

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments