Qytetarët e Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, falë lidhjes së sistemeve elektronike kombëtare të këtyre vendeve në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur”, për herë të parë do të mund të hyjnë lirisht në tregun unik të punës.
Siç raporton korrespondenti i MIA-s nga Beogradi, ai ka shpjeguar se qytetarët do të kenë mundësi të punësohen në njërën nga ato tre shtete pa dokumente shtesë, viza pune dhe leje të veçanta.
Të gjitha informacionet e nevojshme për administratën publike në Serbi janë në dispozicion online dhe janë në dispozicion të qytetarëve shtatë ditë në javë, 24 orë në ditë.
Duke folur për tregun e teknologjive të informacionit dhe komunikimit (TIK) në Serbi, aktualisht në atë fushë janë të punësuar 92.000 njerëz, por se tregu është ende i “uritur”, pra ka një “deficit të madh në atë sektor”.