8.4 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeDeputeti ukrainas, me rezolutë në parlament, kërkon që Ukraina ta njohë Kosovën

Deputeti ukrainas, me rezolutë në parlament, kërkon që Ukraina ta njohë Kosovën

Deputeti i Parlamentit të Ukrainës, Oleksiy Goncharenko, ka bërë të ditur se ka dorëzuar një rezolutë në parlamentin ukrainas, ku bëhet thirrje që Ukraina ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Goncharenko me anë të një postimi në Twitter, ka shkruar se shpreson që Ukraina ta njohë pavarësinë e Kosovës së më shpejtë që të jetë e mundur, njofton Klankosova.tv.

“Kam dorëzuar në Parlamentin e Ukrainës një rezolutë për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Ukraina ndan vlerat perëndimore dhe do të mbështesë demokracinë kudo në botë. Shpresoj se Ukraina do ta njohë pavarësinë e Kosovës sa më shpejt që të jetë e mundur”, ka shkruar Goncharenko në Twitter.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments