Një person pa shenja jete, me plagë nga armë zjarri, është gjetur në ora 1:40 pas mesnatës në automjetin “reno megan” me targa provuese në udhëkryqin mes fshatrave Radushë dhe Sfilarë, Shkup.
Siç kumtoi sot MPB-ja, personi është gjetur nga ana e nëpunësve policorë nga Sektori policor – Saraj.
“Pas masave të ndërmarra, u konfirmua se bëhet fjalë për personin A.A. (39) nga fshati Nikushtak, komuna e Likovës. Një mjek nga ndihma urgjente mjekësore e ka konstatuar vdekjen. Me urdhër të Prokurorit publik, trupi u dërgua për autopsi”, njofton MPB.
Po ndërmerren masat për ndriçimin e rastit.