Presidenti Stevo Pendarovski sot ka pritur në takim shefin e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Maqedoni, ambasadorin David Geer.
Në takim u bisedua për rrjedhën e mëtutjeshme të procesit integrues evropian të Maqedonisë dhe për fazat që janë në realizimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Në këtë kontekst, presidenti theksoi se të gjitha institucionet do të bëjnë të gjitha përpjekjet për të realizuar me sukses procesin e shqyrtimit që fillon në shtator.
Presidenti Pendarovski e falënderoi ambasadorin evropian Gir për mbështetjen dhe shprehu pritjen se bashkëpunimi me Delegacionin e Bashkimit Evropian në vend do të vazhdojë me sukses gjatë gjithë procesit negociator.
Në takim u shkëmbyen mendime edhe për sfidat e mundshme në procesin e negociatave, çështjet që pritet të jenë më të rëndësishmet në negociata, si dhe për përfitimet konkrete të procesit. burimi i lajmit