ë selinë e Aleancës për Shqiptarët në Shkup, isha i nderuar nga vizita e Ambasadorit të BE-së, ekselenca e tij David Geer.Aleanca për Shqiptarët ndan të njëjtat vlera, shqetësime dhe përcaktime për të ardhmen evropiane të vendit, andaj dhe që nga themelimi kemi luajtur rol vendimtar në debllokimin e proceseve integruese.
Lufta kundër krimit dhe korrupsionit, sundimi i ligjit, shteti i drejtë dhe i barabartë për të gjithë qytetarët, si dhe zhvillimi ekonomik i vendit, mbeten poashtu shtyllat kryesore strategjike të agjendës tonë politike, e të cilat jemi të bindur se do ti realizojmë me mbështetjen e miqve nga Bashkimi Evropian gjatë procesit që pason.