8.5 C
Tetovo
E martë, 4 Mars, 2025
BallinaLajmeKah shkon gazetaria shqiptare e kontolluar në Maqedoni të Veriut ?

Kah shkon gazetaria shqiptare e kontolluar në Maqedoni të Veriut ?

Lajmi interaktiv

www.telegrami.mk

Në Maqedoni me rastin e transformimit shoqëror dhe shtetëror ,të vetmet asete ku nuk pati zhvillim demokratik ishin dhe janë mediumet ,qofshin serviset publike, qofshin mediumet private. Mediumet publike-të ashtuquajturat SERVISE PUBLIKE (MIA,TVM1, TVM2 ,TVM3, KANALI I PARLAMENTIT ,RADIO SHKUPI 1, dhe RADIO SHKUPI 2 ),kontrollohen nga pushteti aktual që i bie QEVERIA LSDM -BDI .Vetë financimi nga Qeveria dhe zgjedhja e stafit udhëheqës kur i sheh emrat e përzgjedhur të dalin militantët partiak në safë të parë…të partive në pushtet…të bindin për dëgjueshmëri të Servisit publik…Servisi Publik MIA Maqedoni informatat shpërndarëse për mediumet private në RMV i ka me pagesë ,financohet nga Qeveria e pse këto pagesa shtesë…nëse jo nga qeveritarët atëherë..nga Stafi i MIA-s, duhet të sqarohen?

https://mia.mk/

njëjtë sikurse TANJUG (SERBI)

http://www.tanjug.rs/Category.aspx?kat=1

për dallim nga SERVISET publike në regjion si ATSH

http://ata.gov.al/

dhe BGNES që informatat i ofrojnë GRATIS nga web faqet zyrtare

https://bgnes.bg/

,me kusht që të citohet burimi i lajmit , sepse finansimin serviseve publike në rajon njësoj ua mbulon QEVERIA nga taksat e qytetarëve.Edhe në Maqedoni të Veriut e njëjta gjë …QEVERIA E RMV -së ende nuk sqaroi , për opinion se a është vendim autonom i MIA-s ,apo në heshtje e toleron për qëllime private të ndonjë oligarku medial,dhe nga ky mish-mash krijohet pastaj një vrap për lajmin nga mediumet private , lajme të përgjysmuara edhe ashtu të kontrolluara nga PARTITË QOFSHIN NË PUSHTET OSE NË OPOZITË …

PSE NDODHË GJITHË KY MISH-MASH NËPËR MEDIUME ME LAJMET NË MAQEDONI TË VERIUT ?

Serviset Publike në RMV ,asessi të lirohen nga e kaluara komuniste por tash me petk të ri postkomunist , duke filluar nga dekori, përmbajtja e lajmeve ,laramia e emisioneve ,qofshin në MTV qofshin në RADIO SHKUPI,prezentimi ,thirrja e mysafirëve të kontrolluar, kryeredaktorëve -të pavdekshëm model tipiko-komunistë ,pleq e plaka sikur je në një në shtëpi të Azilit , redaktorë gjysëm analfabet…bythëpambuk dhe servil, as edhe një risi në udhëheqje të emisionit… mbase edhe mos veprimet bëhen me qëllim nga STAFI komplet me vetëdije ose për LARITJE ndaj QEVERITARËVE , të të dyja Nacionaliteteve shumicë në RMV . Nga hulumtimet për besueshmëri që i bën vit për viti Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele e RMV-së, për të gjitha mediumet ,del, se më së paku që u besojnë qytetarët në RMV, janë SERVISET PUBLIKE, mu për anim të hapur politik aktual, posaçërisht programet në gjuhën shqipe që janë për VAJTIM ,pra pushtetarët duke i ditur këto të dhëna për rrejting të ulët të Serviseve Publike u turren mediumeve private…? As edhe një emision nga Serviset Publike që dallohet , KAKAFONI me vite ,mund të kuptojmë nga ndonjëherë nga emisionet dhe lajmet se disponimi i tyre ka të bëjë se këtë që do e them a do i pëlqeje kontolluesit të PARTISË për SERVISIN PUBLIK në të dyja gjuhët …në kohë të komunizmit ishte KOMISARI POLITIK …edhe tash njësoj iriqi fshihet nëpër redaksi…dhe u paraqiten politikëbërrësve….PËR ATË EDHE KRITIKA PËR PUSHTETARËT MBETET NË AJËR…e paparë as edhe një kritikë për pushtetarët dhënë nga deputetët në Parlament ,të emitohet…

Atëherë pse këtë KAKAFONI të SERVISIT PUBLIK , nuk e shfrytëzuan Mediumet private nacionale te dyja blloqeve qofshin elektronike qofshin të shkruara.?.arsyetohen se financimi është thëmbër Akili….nuk është fshehtësi kush MË TEPËR e kush SHUMË MË TEPËR, nuk e fshehin ngjyrimin politik dhe afërsinë ndaj pushtetarëve aktual qofshin në QEVERI qofshin në OPOZITË të të dyja nacionaliteteve .Pra mediumet kontrollohen të gjitha për një në Maqedoni të Veriut ,më të theksuara janë emisionet me vite që emitohen nëpër televizionet nacionale ,qofshin nacionale në etër …qofshin kabllovike…të dyja nacionaliteteve bartëse të pushtetit ..kur ua hedh një sy të kaluarës së tyre i vëren… .gazetarë të dështuar nga televizione servise publike vendore dhe të huaja …,por edhe satelitore dikur këtu…, të hudhura (mos themi të përzën-a) tash krijojnë mendim politik në opinion për pushtetarët ,por ka një ndryshim- përparim natyral , pasi çdo qytetarë i vetëdijsuar që ka një celular dhe mund të hyjë e të del nëpër web faqe, më mirë mund ta dalloje se çka është lajmi me ndikim politik,pra ka një mendim kritik për rastin dhe vlerson vetë , ndërsa pronarët e mediumeve private që më edhe nuk fshehen se janë pjesë e oborrit Qeveritar do ishte mirë të hidhnin një sy së bashku me vetë autorët e emisioneve që në web faqet e tyre në FB me komente se çka u thuajnë qytetarët pra shikuesit e tyre,për tv dhe emisionin e tyre .!.. Ka edhe emisione televizive nga mediumet private që janë shëndëruar në tablloide ose ZËDHËNËS POLITIK të PARTIVE NË PUSHTET.(biltene partiake).gjitha këto vërehen nga qytetarët ,dhe u shkruajnë…arsyetimi i vetëm nga Tv është se vjen fundi i muajit, rryma, punëtorët ,fitimi ,gjitha këto harxhime duhet mbuluar dhe duhet paguar Stafi …pra përdoren stereotipe klasike komuniste nëpër emisione , dihen pyetjet për mysafirët, tek-tuk ndonjë shkëndi me marrëveshje kinse provohet demokracija në peshojë…vetëm një emision ta shikosh e di se çfarë pyetje do bëjë udhëheqësi në emisionin tjetër ,tamam seriale turke ,gazetarë të papregaditur profesionalisht por të dëgjueshëm politikisht , sepse edhe gazetaria sikur krejt profesionet kërkon të ecësh me kohën ta përcjellësh modernizimin -zhvillimin- hulumtimin dhe çuarjes së punës përpara..Në Maqedoninë Veriore gazetaria posaçërisht ajo shqiptare njëherë për njëherë është në pushim të paslindjes…

Më keq se kaq nuk ka ku të shkojë , mendimi partiak publik, ngulfat lirinë e të shprehurit ,edhe ata pak analistë në thojza politik KONTROLLOHEN OSE IU JANË VËNË VETË NË SHËRBIM politikës ditore ,DEL SE pampersat i kanë VËNË vetë në të shprehur… ,DHE KUNDËRMOJNË…PO ÇKA SE MUND TI KENË TITUJT PËRPARA EMRIT NGA PR. E DERI DR.PR. NUK KA DALLIM NACIONALITETI …VËLLEZËR PËR NGA INTERESI…Edhe Partitë opozitare në RMV të dyja nacionaliteteve kontrollojnë mediume private njësoj si ato të pushtetit ,nga ajo që kemi parë këto 3 vitet e fundit nga mjetet që ndan KSHZ për MEDIUMET për kampanjë zgjedhore qofshin Parlamentare ,qofshin lokale dhe të bëra publike vërtetohet teza se në MAQEDONI të VERIUT KREJT MEDIUMET ME KA KREJTË PARTITË JANË …edhe pse ARBEN TARAVARI këtyre ditëve e thotë se mbi 40- 50 portale në Maqedoni të Veriut kontrollohen nga ZVKPRMV ARTAN GRUBI, vërteton mendimin epo kush i ka pushtetet ai i kontrollon edhe rrjedhën e lekëve ,më poshtë materiali video

Shtrohet një pyetje se sa nga mediumet private në Maqedoni të Veriut,janë vërtetë të pavarura ,?..ato publikisht.kontrollohen nga blloqet opozitare qofshin maqedonase , qofshin shqiptare… që ndryshe mund edhe të nënkuptohet si nënçmim por edhe të një përgaditje për vetëvrasje të mendimit kolektiv …larje truri ….www.telegrami.mk

Mesut Shabani Tetovë

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments