4.9 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBujar Osmani: Data për në BE, çështje teknike...?

Bujar Osmani: Data për në BE, çështje teknike…?

Zv/kryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani tha se mos marrja e datës për negociata është çështje teknike dhe jo shkak i mos përmbushjes së reformave. Sipas tij, Qeveria nuk do të qëndrojë duarkryq deri në tetor, kur pritet të jepet data, por do të punojë në zbatimin e reformave të arritura. Osmani tha se reformat dhe zbatimi i tyre nuk bëhet vetëm pse i ka kërkuar BE-ja por për të mirën e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Realisht në konkluzionet e këshillit, të ministrave por edhe të kryeministrave nuk ka pasur vërejtje të reja që ne duhet t’i përmbushim që të marrim datë në tetor. Do të thotë përfundimisht është pranuar Raporti i Komisionit, është pranuar rekomandimi tani vetëm duhet në mënyrë teknike të merret vendimi në tetor sapo të jap miratim Bundestagu. Atë që ne e kemi për detyrë, kuptohet nga vetë raporti që thotë duhet të vazhdohet me përmbushjen dhe zbatimin e ligjeve që janë miratuar, por ato nuk janë vetëm detyra ndaj BE-së por edhe ndaj qytetarëve tanë. Ne këto ligje i miratojmë që ta përmirësojmë jetën e qytetarëve – deklaroi Bujar Osman, zëvendëskryeministër.

Alsat


RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments