Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani në faqen e tij zyrtare ka shkruar se është koha për ti përmbledhur përshtypjet dhe për siguruar një të ardhme evropiane për vendin.
“Kemi kaluar një periudhë intensive të konsultimeve të gjera për propozimin e Presidencës Franceze, ndoshta konsultimi më i gjerë që është bërë ndonjëherë për ndonjë temë. Nuk kanë qenë të lehta, as të thjeshta, kanë krijuar edhe reagime emocionale dhe e pranoj që herë pas here na kanë shqetësuar, edhe pse ne nuk duhet të na mposhtin emocionet.Pavarësisht se sa na pëlqyen apo jo, sado dhimbje koke që na shkaktuan, megjithatë këto konsultime të gjera ishin produktive dhe krijuan linja të qarta kujdesi, nëse doni udhëzime se ku dhe si të vazhdohet me integrimet evropiane.
Të gjitha shqetësimet i pranoj si një shpërthim autentik maturie, të cilat, përmes konkluzioneve në Kuvend, tashmë bëhen obligim për Qeverinë, për mua dhe për të gjithë ekipin negociator. E kemi kuptuar mesazhin dhe jemi të gatshëm t’u përgjigjemi të gjitha sfidave.Tani është koha për t’u fokusur. Kemi shumë punë dhe sfida të shumta përpara nesh, por nëse historia jonë e shkurtër moderne na ka mësuar diçka, është se ne mund t’i kapërcejmë të gjitha sfidat, sado të ndërlikuara dhe të vazhdojmë në rrugën evropiane dhe euroatlantike.Ky është apeli im i fundit për deputetët. Kemi pasur një debat të fortë dhe shumë emocional, por shteti duhet të ecë përpara. Qytetarët na kanë dhënë besimin për të mos u dorëzuar, për të udhëhequr, për t’u prirë dhe për t’u siguruar atyre një të ardhme më të mirë.
Është koha për ti përmbledhur përshtypjet dhe për të siguruar një të ardhme evropiane për vendin.