Lajmi interaktiv
telegrami.mk…Dy vendet me korrupcion më të lartë në RAJON ,Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut ,asesi të ndahen edhe për probleme të natyrave bazike-jetike,siç është ,MBIJETESA .Nuk është në Maqedoni të Veriut, problem vetëm BULLGARIA, me veton e saj ,por sëmundja e vjetër -e re NEPOTIZMI ,PARTIZIMI dhe KORRUPSIONI I ORGANIZUAR SHTETËROR.Atëherë çfarë duhet të bëjë POPULLATA që nuk është në këto tre SINDROME , duhet të niset rrugës së GURBETIT,për korren e bukës . Pasi nuk është as në BE as SHENGEN ZONË ,shtetasit e Maqedonisë së Veriut ,problemet i ndjekin prej dorëzimit-deri te vizat e shënuara në pasaportë nëpër ambasada ,të cilat edhe po të refuzohen duhet pritur me muaj,për shkak kërkesave të mëdha që është e kuptueshme,a jeta vazhdon ,duhet ngrënë,duhet mbajtur familje për çdo ditë ,dhe nga përvoja ime si gazetar nga bashkëvendasit e mi azilkërkues jam i informuar se në BE AZIL nga NATYRA EKONOMIKE po të paraqitesh me familje ,duhet ndenjur në të ashtuquajtura kampe,ku lëvizjet janë të kufizuara,ushqehesh ,marrish veshmbathje solidare, dhe kompenzim mujor minimal , e gjithë kjo zgjat deri sa të pranohet Azili ose Refuzohet.Por risi kohëve të fundit përveç AZILIT EKONOMIK është AZILI për SHKELJE TË LIRIVE DHE TË DREJTAVE TË NJERIUT ,tek-tuk ndonjë AZIL KULTUROR ,edhe pse AZILI ME MOTIV POLITIK GATI SE NUK PRANOHET nga SHQIPËRIA dhe MAQEDONIA e VERIUT .PRA EDI RAMA, ALI AHMETI ,KOVAÇEVSKI le të mos fshihen si defokusim pas VETOS BULLGARE …PSE IKIN GJITHË KËTA FAMILJE :PAPERSPEKTIVA …sepse 3.090 azile të kërkuara nga Maqedonia Veriore vetëm për vitin 2021 janë,edhe 3.090 FAMILJE që shpërngulen përfundimisht nga MAQEDONIA E VERIUT nëse u pranohet AZILI..PSE.A mereni me mend KOSOVA me gjithë ato trysni ,kosovarët shohin perspektivë në KOSOVË …telegrami.mk
=================
Lajmi aktiv që qarkullon
Azil në vendet e BE-së, Shqipëria në krye të listës ndërsa Maqedonia e ndjek e dyta
Brenda vitit 2021 azil në vendet e BE-së kanë kërkuar gjithsej 648.000 persona, prej të cilëve 16 mijë vijnë nga vendet e Ballkanit Perëndimor, bëri me dije Agjencia për Azil pranë Unionit. Shqipëria është vendi nga i cili ka pasur më së shumti kërkesa për azil – 8.920.
Pas saj, vijon Maqedonia e Veriut me 3.090 aplikime për azil, që është për rreth 200 më shumë në krahasim me dy vjet më parë kur kishte 2.825 kërkesa. Njëkohësisht është një nga tre vendet e Ballkanit Perëndimor me rritje të kërkesave për azil në vendet e BE-së. Pastaj vijon Serbia me 2075 dhe Kosova me 1.640 aplikime.