burimi i lajmit
Ish-sekretari i përgjithshëm në qeveri, Muhamed Zekiri, edhe tridhjetë ditë qëndron në arrest shtëpiak. Ai ndodhet aty prej një jave pasi Apeli pranoi ankesën e avokatëve të tij dhe ia ndryshoi masën nga arrest efektiv në arrest shtëpiak, kryesisht për shkak të problemeve shëndetësore, për të cilat mbrojtja ka dorëzuar edhe dokumentacionin mjekësor. Kësaj radhe, gjykata e shkallës së dytë ia ka caktuar këtë masë gjatë vendimmarrjes së rregullt.
Por vendimi i Apelit zbulon se prokuroria mund të zgjerojë hetimet për Zekirin. Kjo lë të kuptohet në pjesën e vendimit që citon arsyetimin e prokurorisë për krimin e organizuar, e cila kërkonte vazhdimin e masës së paraburgimit për shkak të rrezikut të arratisjes dhe ndikimit në hetim.
- Në propozim thuhet se në fazën aktuale të procedurës hetimore janë ndërmarrë veprime të tjera hetimore nga prokuroria dhe gjatë sigurimit të provave është gjetur dokumentacioni shkresor që tregon se i dyshuari M. Z. ka kryer vepër tjetër penale Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar, për një ngjarje të ngjashme penalo-juridike, për këtë arsye do të jetë e nevojshme zgjerimi i hetimeve në atë ngjarje penalo-juridike, si dhe do të jetë e nevojshme që të thirret i dyshuari. për ta pyetur për rrethanat e reja, thuhet në vendimin e Gjykatës së Apelit, ku citohet kërkesa e prokurorisë.
më tepër në linkun këtu