3.9 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBerat Dehari: Kompanitë nga Pollogu, taksapagues të rregullt

Berat Dehari: Kompanitë nga Pollogu, taksapagues të rregullt

Taksat e mbajnë shtetin, ka thënë Berat Dehari, zëvendësdrejtor i Policisë Financiare në Maqedoninë e Veriut, ndërsa ka shtuar se kompanitë shqiptare janë taksapagues të rregullt, madje janë edhe shembull për rajonin.

“Me të hyra të zbehta nuk ka zhvillim në infrastrukturë, arsim, mirëqenie të përgjithshme, pagat më të ulëta, për shkak të mos mbushjes së arkës së shtetit. Kompanitë e shqiptarëve të rrethit të Pollogut, konkretisht Tetovë-Gostivar, aq sa janë, janë shembull si taksapagues të rregullt, punësimin e rregullt me të gjitha tiparet legale të pagesave, me kontribute etj”, është shprehur në RTVM, Dehari.

Në pyetjen se cilat kompani kanë tendenca të fshehin të hyrat, të voglat apo të mesmet, apo edhe kompanitë e mëdha, Dehari ka thënë se evazioni fiskal ka më shumë gjasa të ndodhë në kompanitë private të mëdha, megjithëse nuk mund të thuhet se kompanitë e mëdha private janë joserioze.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments