1.8 C
Tetovo
E shtunë, 11 Janar, 2025
BallinaLajmeÇfarë dihet për të dyshuarin për vrasjen e Shinzo Abe

Çfarë dihet për të dyshuarin për vrasjen e Shinzo Abe

Burri që dyshohet se ka qëlluar ish-kryeministrin japonez Shinzo Abe është identifikuar nga mediat japoneze si 41-vjeçari Tetsuya Yamagami, banor i qytetit Nara.

Ai raportohet të jetë një ish-anëtar i Forcës Detare të Vetëmbrojtjes së Japonisë, marinës së vendit, por ministria e mbrojtjes nuk e ka konfirmuar zyrtarisht këtë.

Transmetuesi japonez NHK raporton se Yamagami i tha policisë se ishte “i pakënaqur me Abe dhe donte ta vriste”.

I dyshuari tani ndodhet në paraburgim policor. Dëshmitarët okularë thanë se panë një burrë që mbante atë që ata e përshkruan si një armë të madhe dhe qëlloi dy herë në drejtim të Abe nga pas.

Fotografitë e marra ndërsa i dyshuari po kapej tregojnë atë që duket si një armë e improvizuar.

Është e paqartë se si sulmuesi mori vesh paraprakisht për pjesëmarrjen e Abe në fushatë, pasi vizita u konfirmua vetëm mbrëmë vonë.

Yamato-Saidaiji të Hekurudhës Kintetsu në Nara. Japonia jugore.

Ai mund të shihet i veshur me pantallona kargo me një rrip rreth me një rrip rreth shpatullave./21Media.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments