2.9 C
Tetovo
E shtunë, 11 Janar, 2025
BallinaLajmeKriza ekonomike ka rritur numrin e familjeve të varfëra

Kriza ekonomike ka rritur numrin e familjeve të varfëra

Maqedonia e Veriut është lider në rajon kur bëhet fjalë për numrin e familjeve të varfra. 3% e popullatës jeton me vetëm 1,9 dollarë në ditë ndërsa 23,7% me 5,5 dollarë në ditë, shkruan Alsat.

Rektori i UNT-së, Izet Zeqiri gjithashtu tha se rritja e çmimeve ndikon drejtpërdrejt në rritjen e varfërisë në vendin.

“Dhe nga ky numër që është relativisht numër i madh, diku 440 mijë qytetarë jetojnë në varfëri dhe pjesa dërmuese, diku 8% e të varfërve janë të punësuar, 45 % të varfër janë të papunë, 7% pensionistët dhe diku 33% të tjerë. Kjo tregon se Maqedonia kryeson në vendet e regjionit, nëse analizojmë, për shembull Serbia ka 0,88% me varfëri absolute, Shqipëria ka 0,45 %. Gjitha vendet e Ballkanit kanë nën 1% kurse ne jemi me 3% dhe kjo ka tendecë të rritjes”, tha Izet Zeqiri, rektor i UNT-së.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments