Komuna e Tetovës si pjesë e Unionit të komunave turke në botë në kuadër të së cilës realizohen programe dhe projekte të ndryshme për zhvillimin e bashkëpunimit ndërmjet pushtetit lokal me vendet mike dhe me komunat e binjakëzuar, tashmë kanë filluar të realizohen projekte.
Falë bashkëpunimit të frytshëm me komunën Karataj, qytetin e Konjas, kemi fituar donacion prej 100 kontejnerëve metalik për nevojat e qytetit tonë, për të cilën janë bërë të gjitha procedurat e nevojshme dhe të njëjtat nga nesër NPK do të mund t’i vë në funksion duke i vendosur në vendet adekuate për kontejnerë.
Për këtë donacion dhe bashkëpunim falënderojmë kryetarin e Unionit të komunave turke në botë që njëkohësisht është edhe kryetar i qytetit të Konjas, Ugur Ibrahim Altay dhe kryetarin e komunës Karataj, Hasan Këllxha të cilët kanë ndihmuar në realizimin e këtij projekti. Shpresojmë se bashkëpunimi jonë do të thellohet më shumë dhe të vazhdojmë me realizimin e më shumë aktiviteteve dhe projekteve tjera.