2.5 C
Tetovo
E mërkurë, 22 Janar, 2025
BallinaLajme“Ballkani i hapur” mbështetet nga 75 për qind e qytetarëve serbë dhe...

“Ballkani i hapur” mbështetet nga 75 për qind e qytetarëve serbë dhe 61 për qind e qytetarëve maqedonas

Instituti Ndërkombëtar Republikan (IRI), organizatë amerikane që promovon demokracinë dhe qeverisjen në mbarë botën, njoftoi se iniciativën “Ballkani i Hapur” e përkrahin 75 për qind të qytetarëve serbë dhe 61 për qind të qytetarëve të Maqedonisë, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.

Kur bëhet fjalë për rajonin, hapja e kufijve të parashikuar nga ajo iniciativë është përkrahur dukshëm nga qytetarët e Bosnje-Hercegovinës – 68 për qind dhe Malit të Zi – 66 për qind, si dhe nga Kosova – 42 për qind, megjithëse këto vende nuk janë përfshirë në kjo nismë e transmeton Kosovën online.

Sipas agjencisë FoNet, e cila ka transmetuar të dhënat e IRI të publikuara në Twitter, mbështetja për hapjen e kufijve dhe nisma “Ballkani i hapur” në vendet e Ballkanit Perëndimor janë: në Serbi 75 për qind, në Bosnje dhe Hercegovinë 68 për qind, në Mali i Zi 66 për qind, në Maqedoninë e Veriut 61 për qind dhe 42 për qind në Kosovë.burimi

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments