Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami së bashku me nëpunësit e komunës, kanë liruar pjesët e uzurpuara në Tetovë, të cilat pengonin lëvizjen e lirë të qytetarëve.Kasami njofton se ky aksion do të ndërmeret çdo ditë me qëllim që ti jepet frymë dhe liri qytetit.
STOP UZURPIMEVE PUBLIKE
Përmes inspektoriatit komunal, në rrugën “Boris Kidriç”, “D.G. Kara” si dhe Kompleksi Saranda edhe sot ka vazhduar aksioni për LIRIMIN e trotuareve të cilat ishin uzurpuar padrejtësisht dhe pengonin lëvizjen e lirë të qytetarëve.
Ky aksion gjithëpërfshirës do të vazhdojë për çdo ditë, për t’i dhënë frymë e jetë qytetit si dhe liri në komunikacion për qytetarët tanë!
QYTETI është i të gjithëve pa dallim.