lajmi interaktiv
Filmat partizanë me gjermanë,dhe humori i filmit të kohës së Enver Hoxhës posaçërisht i përdorur me batutat për Ballistët po i përdor Stilisti Edi Rama gjatë muajëve të fundit..e kjo me ambalazhim të ri …Si shqiptar autokton i Maqedonisë Perendimore ua japim me të dy duart treshen B.Osmanin-Ali Ahmetin-Grubin.Kohë më parë ua kemi ofruar kosovarëve…na ka mbetur hatri, nuk i morën.O Rama Edi loçkë të kemi na shpëto merri kur i pate kosovarët ministra edhe ne jemi shqiptarë, na takon ti marrësh në Qeveri.
——————————————————+-
lajmi aktiv që qarkullon.. https://tv21.tv/rama-per-bujar-osmanin-do-isha-shume-i-lumtur-sikur-ta-kishim-ne-qeverine-e-shqiperise/
Kreu i shtetit shqiptar, Edi Rama në konferencën e sotme për shtyp tha se do të ishte shumë i lumtur nëse Qeveria shqiptare do të kishte në dispozicion një person si Bujar Osmani, përcjell TV21. Rama tha se kreu i MPJ-së, Osmani ka udhëhequr negociatat për propozimin francez në Samitin e NATO-s në Madrid.
“Person që do isha shumë i lumtur sikur ta kishim në dispozicion në qeverinë e Shqipërisë, Bujar Osmanin, super, super. Bujari ka qenë personi që ka udhëhequr procesin nga ana e Maqedonisë së Veriut dhe super. Unë thjesht kam ndihmuar aq sa kam mundur”, tha Rama.