2.6 C
Tetovo
E enjte, 23 Janar, 2025
BallinaLajmeBujar Osmani: Nëse Qeveria vendos të miratojë paketën, protokolli me Bullgarinë mund...

Bujar Osmani: Nëse Qeveria vendos të miratojë paketën, protokolli me Bullgarinë mund të nënshkruhet menjëherë

Nëse Qeveria vendos pas procesit të konsultimit që të miratojë paketën, atëherë unë mund të organizoj menjëherë një takim të komisionit ndërqeveritar me Republikën e Bullgarisë dhe të vazhdoj nënshkrimin e protokollit. Mendoj se do të përkonte në kohë me të njëjtën ditë kur Këshilli i BE-së do të miratojë kornizën negociuese dhe gjithë këtë proces.

Kjo është përgjigja e shefit të diplomacisë, Bujar Osmani, në pyetjen e një gazetari, nëse ky propozim miratohet, kur do të nënshkruhet marrëveshja bilaterale.

Në konferencën e sotme për media, Osmani theksoi se protokolli është dakorduar në Ministrinë e Punëve të Jashtme, por, siç tha ai, duhet të miratohet nga Qeveria dhe Qeveria do ta shqyrtojë në kuadër të gjithë pakos.

– Paketa ka një komponent evropian dhe dypalësh. Komponenti bilateral është protokolli dhe nuk është më në pakon evropiane, por është bilateral me Republikën e Bullgarisë, por është pjesë e këtij procesi që Bullgaria të japë pëlqimin për pakon, tha Osmani.përcjell telegrami.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments