9.1 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmeGrubi në “BalkanTalks”: Kosovës nuk i vjen asnjë e keqe nga Ali...

Grubi në “BalkanTalks”: Kosovës nuk i vjen asnjë e keqe nga Ali Ahmeti dhe Edi Rama!

Zëvendëskryeministri i parë, Grubi sonte ka qenë i ftuar në emisionin “Balkan Talks” përballë gazetarit Franko Egro për të folur rreth situatës së fundit me vendin tonë. Duke folur për iniciativën “Ballkani i Hapur” dhe mos pjesmarrjen e Kosovës e komentet se me këtë iniciativë, Rama dhe Ahmeti e Dritan Abazeviç po e dëmtojnë Kosovën, Grubi ka thënë se kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim ka bërë më shumë për Kosovën se sa për Maqedoninë dhe duke u bazuar në këtë fakt, Ahmeti nuk mund të bëjë e mendojë asgjë të keqe për Kosovën.

Ai tha se Kosova është e mirëseardhur dhe se gjë e keqe Kosovës nuk mund ti vijë as nga Edi Rama, Artan Grubi po qoftë edhe nga Dritan Abazoviq.

“Kosova në çfarëdo qoftë nisme rajonale tashmë është vetë e katërta, e ka Edin, më ka mua apo Aliun, në këto konferenca. E ka Dritanin po edhe vetveten. Nga gjashtë shtete të Ballkanit Perëndimor katër kanë me dominancë elemente shqiptare dhe nuk e lënë dot Kosovën të heq keq dhe të jetë e diskriminuar”, tha mes tjerash Grubi.

Tha se në Ballkanin e Hapur asgjë nuk është e detyrueshme dhe se Kosova ka shumë mundësi dhe përfitime nga i njëjti.

“Në Ballkanin e Hapur asgjë nuk është e detyrueshme. Mundt ë marrësh pjesë si vëzhgues siç merr pjesë edhe Dritani, mund të vendosësh që marrëveshjet trelaterale ti bilateralisht. Kosova ato marrëveshje për qarkullim të lirë të njerëzve dhe mallrave për ndihmesë të njëri tjetrit mund ti nënshkruaj bilateralisht, mes Prishtinës dhe Shkupit, Pristinës dhe Tiranës dhe të bën një ballkan të hapur të vetin”, deklaroi Grubi

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments