Kështu kryetari i Komisionit rregullator Marko Bislimovski, po ua shpjegonte gazetarëve çmimet e reja të tarifave të energjisë elektrike. Vendimi për rritjen e çmimit u komunikua në përqindje prandaj ishte e paqartë sa saktë do të paguajnë qytetarët për rrymë nga 1 korriku. Bislimovski tha se për 98.8% të amvisërive energjia elektrike do të rritet mesatarisht për 7.4%. Ndërkaq amvisëritë do të ndahen në katër blloqe tarifash, varësisht nga ajo se sa shpenzojnë rrymë.“Siç ju thash në dimër 59.9% e amvisërive do të kenë shpenzime më të larta për 6.6%, për 35.5% harxhimet do të jenë të rritura për 6.7% deri 8.8% për ata që kanë hyrë në bllokun e dytë, për 3.4% do të ketë rritje për 8.8% deri 11.2%, ndërsa për ata që sipas shpenzimeve hyjnë në bllokun e katërt rritja është nga 11.4% deri 99.5%.”- deklaroi Marko Bislimovski – Kryetar i KRRE.
Ndërkaq sipas përllogaritjeve të Komisionit rregullator 77% e amvisërive do të paguajnë rrymë më shtrenjtë për 6.7% gjatë verës.
“Tani në periudhën verore 77.2% do të kenë 6.7% rritje, 21.8% rritje nga 6.7% deri 8.8%, 0.7% e amvisërive do të kenë rritje prej 8.8% – 11.3% dhe vetëm 0.2% do të kenë rritje prej 11.4% deri në 100%, për këtë arsye ne i kemo zgjeruar blloqet me qëllim që të sigurojmë edhe atë 98.8% të amvisërive që të kenë rritje për 7.4%.”- pohoi Marko Bislimovski – Kryetar i KRRE.
Qytetarët për kilovatët e shpenzuar do të paguajnë sipas blloqeve. Për shembull 210 kë/h sipas çmimit nga blloku i parë, nga 210 deri në 630 sipas bllokut të dytë dhe kështu me radhë. Në bllokun e katër bëjnë pjesë amvisëritë që shpenzojnë mbi 1050 kë/h.
Nëse nuk aplikoheshin modelet e reja tarifore atëherë faturat e rrymës do të ishin më të larta për gati 18%, thotë Bislimovski. Sipas tij kompanitë energjetike kërkuan rritje më të madhe të çmimit të energjisë elektrike, me çka ata do merrnin pjesë më të madhe të përfitimit, por kërkesat e tyre në përgjithësi u refuzuan, shtoi ai. Ndërkaq tarifa e lirë ngelet dhe ajo do të rritet për rreth 1 denar.