6.6 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeMiteva-VMRO-DPMNE: Çmimet e reja në faturat e energjisë elektrike janë goditje e...

Miteva-VMRO-DPMNE: Çmimet e reja në faturat e energjisë elektrike janë goditje e rëndë për xhepat e qytetarëve

Partia opozitareVMRO-DPMNE përmes një konference për mediat sot ka reaguar lidhur me çmimet e reja të publikuara nga KRRE për rrymën elektrike.

Nga partia fajësojnë pushtetin që me blloqet e reja tarifore po rëndojnë akoma më shumë xhepat e qytetarëve.

“Pas shpalljeve të sotme për çmimet e reja, një gjë është e qartë, ERC është jashtë realitetit dhe po përfiton nga vuajtja e këtij populli që mezi ia del mbanë. Qeveria goditi sërish xhepat e qytetarëve. Shumica e familjeve, sipas blloqeve tarifore 3 dhe 4, do të paguajnë deri në 138% më shtrenjtë energjinë elektrike. Modeli tarifor i prezantuar nga qeveria është vetëm një maskë për rritjen e re të çmimit që do të hyjë në fuqi më 1 korrik. Pas një përllogaritjeje të pakuptueshme për qytetarët, po mundohen të kalojnë ngritje enorme të lartë të rrymës”, tha ndër të tjera në konferencën e sotme për media, zëdhënësja e VMRO-DPMNE-së, Marija Miteva.

Ajo vuri në dukje se “shumica e familjeve janë në bllokun e dytë dhe të tretë dhe do të kenë rritje përkatësisht 10,3% dhe 18,3%.

Miteva shtoi se një politikë e tillë katastrofike energjetike nuk mund të mbetet pa u ndëshkuar pasi situata e quajtur sipas saj përfitim, është e tmerrshme.

“Rritja e çmimeve do të bëjë që bizneset të shemben. Gjegjësisht, sistemi i ri tarifor përcakton të ashtuquajturat tarifa e lartë prej 13.794 denarë/këh dhe tarifa e ulët prej 10.116 denarë/këh, të cilat janë 4-5 herë më të larta se ato të mëparshmet. Me këtë, barrën më të madhe nga rritja, përveç amvisërive nga blloku i dytë, i tretë dhe i katërt, këtë vit do ta mbajnë konsumatorët e vegjël me këtë çmim disafish të rritur”, tha Miteva.

Miteva tha se “kjo është një masakër e vërtetë e amvisërive që ngrohen me rrymë, sidomos po të kemi parasysh se në periudhën e kaluar përmes masave është stimuluar ngrohja e kondicionerëve inverter si opsion për ngrohjen e amvisërive për të shmangur ngrohjen me dru. Kështu, në periudhën e dimrit nga tetori deri në prill do të paguajnë 138% më shtrenjtë rrymën dhe kështu ngrohja e shtëpive të tyre do të bëhet praktikisht e pamundur, sepse ato amvisëri që kanë paguar fatura prej 12.000 denarë për ngrohje elektrike në periudhën e ngrohjes, tani do të duhet të paguajnë 28.560 denarë”.

Ndryshe, llogaritja e çmimit të rrymës elektrike me blloqet e reja tarifore do të bëhet nga data 1 korrik.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments