Avokati, Spartak Ngjela, vijon të jetë konsistent në qëdrimin e tij kundër nismës për Ballkanin e Hapur, pa Kosovën.
Në Rtv Ora, ai thotë se projekti rajonal pa pjesëmarrjen e saj është i dështuar.
Nga ana tjetër shton se Kosova bën gabim të madh nëse i bashkohet sakohë Serbia akoma nuk e njeh si shtet.Ngjela: Nuk ka lidhje fare Vuçiç me Ramën. Ballkani i Hapur do të dështojë se nuk pranon Kosova, mori fund. Por politika amerikane ka thënë është në dorën tuaj, bëni si të doni. Nuk është hapje politike por hapje ekonomike, si tregu i përbashkët. Fiton apo jo Shqipëria nga kjo duhen pyetur ekspertët ekonomikë. Unë them që nuk fiton.Megjithatë ta lëmë këtë gjë, fakti që nuk hyn Kosova ka marrë fund loja. Kosova është nën influencën e politikës amerikane. Amerika nuk është dakord me Open Balkan deri tani. Kosova nuk mund ta pranojë se Serbia nuk e njeh si shtet Kosovën. Si mund të bëj marrëveshje me një shtet që nuk më njeh? Ka të drejtë Kosova mirëpo interesi serb për Open Balkan është që të jetë Kosova brenda. Kosova nuk do të hyjë, po hyri bën gabim të rëndë. Ama po nuk hyri Kosova nuk ka Open Balkan.