Reagim i ashpër i liderit të Levicës Dimitar Apasiev ndaj deklaratës dy herë të përsëritur të presidentit francez Emanuel Macron se ne jemi maqedonas të veriut.
“Macron për të dytën ditë radhazi na bërtet në fytyrë se jemi MAQEDONASË VERIOR. Ballisti bullgar Osmani nuk ka asnjë reagim zyrtar nga MPJ (sepse, apo jo, nuk bëhet fjalë për Kosovën). Këta organizma njëqelizorë udhëheqin vendin tonë dhe negociojnë në emrin tonë!”, ka shkruar Apasiev në profilin e tij në Facebook.