Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Siadin Sela në konferencën e sotme për shtyp tha se vlerëson që ASh duhet të garojë vetëm në zgjedhjet për Këshillin e Komunës së Tetovës .Sa i përket koalicioneve e këtyre gjërave, ato janë çështje që i përkasin organeve partiake, por ne mendojmë se Aleanca për Shqiptarët duhet të dale dhe të përballet vetë në këto zgjedhje lokale për Tetovën”, tha mes tjerash Sela./tv21.tv