Nga VMRO-DPMNE-ja opozitare e kanë quajtur skandal mbajtjen e mbledhjes së koalicionit qeverisës brenda godinës së Qeverisë, përcjell TV21. Nga kjo parti thonë se liderët e partive nuk janë qeveritar, që të takohen në ambientet e qeverisë.Është skandal që liderët politikë bëjnë mbledhje në qeveri dhe e partizanizojnë atë. Liderët e partive politike pjesë e koalicionit qeverisës nuk janë qeveritarë, as ministra që të takohen në qeveri dhe të mbajnë mbledhje të koalicionit. Qeveria është për mbledhjet e qeverisë, e kryeministrit dhe e ministrave, e jo për kryetarin e LSDM-së, Ahmetin dhe partnerët e tyre të koalicionit”, thonë nga VMRO-DPMNE.