1.4 C
Tetovo
E shtunë, 30 Nëntor, 2024
BallinaLajmeAgjencia Europiane për Integrim vjen me projekt në RMV për sundimin e...

Agjencia Europiane për Integrim vjen me projekt në RMV për sundimin e së drejtës

Ekspertë nga vendet evropiane po analizojnë problemet dhe vështirësitë e shoqërisë në Maqedoninë e Veriut lidhur me sundimin e së drejtës.

Drejtoresha e Agjencisë Europiane për Integrim, Heidrun Zanetta, thotë se në këtë projekt deri tani janë identifikuar 157 pika, 70 pika tashmë janë në proces të realizimit, derisa 39 mbetet për t’u realizuar në vitet e ardhshme.

“Projekti pritet të zgjasë pesë deri në gjashtë vite. Për shkak të pandemisë, ka tendencë të vazhdohet për një vit, pasi ka shtyrje të disa prej hapave. Do të ketë rekomandime për të arriturat dhe ato do të përpunohen së bashku me ministritë dhe Komisionin për Pengimin e Korrupsionit”, theksoi drejtoresha e Agjencisë Europiane për Integrim, Heidrun Zanetta.

Agjencisë Europiane për Integrim është koordinator i projektit, ndërsa ai realizohet në partneritet me Ministrinë e Punëve të Brendshmes dhe ajo e Drejtësisë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments