6 C
Tetovo
E premte, 29 Nëntor, 2024
BallinaLajmeSTOILKOVSKI-VMRO-DPMNE: Është tepër ,vajza Panovski për babain Panovski, 5 milionë euro nga...

STOILKOVSKI-VMRO-DPMNE: Është tepër ,vajza Panovski për babain Panovski, 5 milionë euro nga tenderime në 4 vjet

Mbi 5 milionë euro janë dhënë në tenderë në skemën e vajzës së babait! Prokurimet nga Klinika e Hematologjisë, me drejtoreshë Panovska, te kompania private Panovski, mbi 4 milionë euro, në harkun kohor prej 4 vitesh, nga vera e vitit 2018 deri në kontratën e fundit tani më 6 qershor!

Nuk ka spital të ri në Shtip, asnjë klinikë të re në Shkup, por ka 5 milionë euro që një drejtore t’ia japë kompanisë së saj familjare.

Ky është një skandal i turpshëm, një skandal çnjerëzor, kjo është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e Prokurorit Publik dhe KSHPK-së, të cilët kanë 4 vite që kanë hapur rastet për këta tenderë! Rastet janë të qarta, ka ndikim, ka konflikt interesash, një institucion publik prokuron nga një kompani familjare në një drejtor! Ky është një korrupsion i konstatuar që përsëritet vetëm dhe vetëm për shkak të mosndëshkimit dhe heshtjes së institucioneve.

Heshtja nuk është një opsion. Është shumë! Protesta për ndryshim, të shtunën në orën 20:00 para Qeverisë!

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments