8 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeAksioni në burgun e Idrizovës, Tupançevski: Do të ketë përgjegjësi, por jo...

Aksioni në burgun e Idrizovës, Tupançevski: Do të ketë përgjegjësi, por jo masa disiplinore

Ministri i Drejtësisë, Nikolla Tupançevski, paralajmëron përgjegjësi për punonjësit në Burgun e Idrizovës të cilët nuk janë treguat syçelë ose kanë mbyllur një sy para fenomenit të futjes në burg të armëve të ftohta, lëndëve narkotike, telefonave celularë e shumë mjetë tjera të ndalua për në burg. Po se kush konkretisht do të mbajë përgjegjësi, udhëheqësia e burgut apo edhe persona të tjerë nga shërbimet, Tupançevski tha se kjo mbetet për t’u parë se ku janë bërë lëshimet.

“Pa marrë parasysh flasim për burgosurit, flasim për institucion ndëshkues dhe përmirësues të tipit të mbyllur dhe vet kjo nënkupton përgjegjësi, kuptohet se duhet të këtë gradim të përgjegjësisë, sepse nëse më pyesni mua nuk bëhet fjalë për shkelje të procedurave disiplinore dhe as formë të lehtë të krimit, vetë në vetë kjo nënkupton se përgjegjësi duhet të ketë, por këtë tua lëmë institucioneve që janë kompetente”, deklaroi Nikolla Tupançevski, Ministër i Drejtësisë.

Tupançevski shtoi se vërejtje dhe kritika për menaxhimin e burgjeve, 2 javë më parë ka dhënë edhe Komiteti për parandalim dhe mbrojtje nga tortura, e që është pjesë e Këshillit Evropian. Theksoi se vërejtje kanë qenë të tipit që ka njerëz të cilët janë të emëruar, drejtorë e pjesëtarë të tjerë të shërbimeve, por nuk i plotësojnë kushtet për të qenë në atë pozitë.

Nisma për aksion në burgun e Idrizovës ka ardhur nga Drejtoria për zbatimin e sanksioneve, drejtori i së cilës, Marjan Spasovski tha se ende ka dyshime se nëpër qeli ende gjenden celularë.

Është bërë bastisje joseletkive në 25 hapësira të burgut të Idrizovës. Normalisht që ende ekzistojnë dyshime se ka ende celularë, në baze ditorë bëhen bastisje në qeli të caktuara, megjithatë bëhet fjalë për burgun më të madh dhe nuk është e mundur që me një aksion të përfshinë të gjitha qelitë”, tha Marjan Spasovski, drejtor për Zbatimin e Sanksioneve.

Në aksion janë kontrolluar të burgosur që kanë kryer vepra të ndryshme penale, duke nisur nga krime të nivelit të lartë. Aksioni është bërë në bashkëpunim mes Drejtorisë për zbatimin e sanksioneve, MPB, Prokuroria Publike dhe gjykata. Në aksion janë gjetur lëndë narkotike, armë të ftohta, 50 telefona, 37 thika, para të valutave të ndryshme. Të gjitha janë dorëzuar për procedurë të mëtutjeshme.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments