Udhëheqësi i Sektorit për Veprimtari Publike në Komunën e Tetovës, Nazmi Dauti, në konferencë për shtyp informoi për gjendjen në shkollat për regjistrimin e nxënësve të klasës së parë dhe në shkolla të mesme.
Sipas tij, numri fillestar i fëmijëve të regjistruar në arsimin fillor mund të rritet kur prindërit të kenë mundësi të mbledhin të gjitha dokumentet e regjistrimit, pasi nuk kanë termine për ekzaminime të syve dhe stomatolog.
“Sipas të dhënave të marra nga Drejtoria për udhëheqjen e librave amë për Sektorin për veprimtari publike, fëmijët që duhet të regjistrohen në klasën e parë kanë lindur në vitin 2016 dhe fëmijë që kanë lindur deri më 31 janar 2017- që është një numër prej 1416 fëmijë. Por ne e dimë se shumë nga fëmijët tanë po shpërngulen dhe jo të gjithë do të regjistrohen. Deri më sot, 849 janë regjistruar në klasën e parë. Prej tyre 705 mësohen në gjuhën shqipe, 134 në gjuhën maqedonase dhe dhjetë në gjuhën turke, tha Nazmi Dauti.
Sipas Dautit, shkollë fillore kanë mbaruar 1086, nga të cilët 861 mësimin në gjuhën shqipe, 202 në gjuhën maqedonase dhe njëqind në gjuhën turke.
“Drejtorët e shkollave të mesme nuk kanë qasje në sistem për të parë se sa nxënës janë të regjistruar në gjimnazet tona. Atë informacion drejtorët tanë ose ne si Departamenti i Veprimtarive Publike do të mund ta marrim më 15 qershor pas orës 15:00 kur MASH do të mund të hyjë në sistem dhe drejtorët tanë për të ditur se sa nxënës janë regjistruar në të afatin e parë të regjistrimit. Nëse kanë probleme me regjistrimin e fëmijëve në sistemin onlajn, duhet të kontaktojnë shkollat fillore, të marrin llogaritë e tyre, të hyjnë dhe të regjistrohen në shkollat e mesme. Ndihmë mund të kenë edhe në shkollat e mesme, tha Nazmi Dauti.
Ai përkujtoi se nxënësit do të kenë mundësi në datat 16 dhe 17 qershor të dorëzojnë dokumentet në shkollat e mesme me prezencë fizike. Afati i dytë për regjistrimin e nxënësve në shkollat e mesme do të jetë data 21 dhe 22 qershor, po ashtu në datat 23 dhe 24 është planifikuar të dorëzohen dokumentet me prezencë fizike. Afati i tretë është data 28 qershor dhe dorëzimi i dokumenteve nga data 29 qershor pas orës 15:00