Asociacioni i Gazetarëve të Maqedonisë (MAN) dënon ashpër kërcënimet e bëra nga zëvendëskryeministri Fatmir Bitiqi, të cilat i referohen jo vetëm gazetarit Goran Momiroski, por të gjithë gazetarëve të pavarur që raportojnë në mënyrë kritike për krimet e zyrtarëve qeveritarë.
- Fatmir Bitiqi ka afat menjëherë dhe jo më vonë se 24 orë për të kërkuar falje publike për kërcënimet dhe kualifikimet drejtuar Momiroskit dhe të gjithë gazetarëve të pavarur. MAN sigurisht që do të padisë për fyerjet dhe kualifikimet në deklaratën e tij, të cilat janë kërcënim për lirinë e medias, gazetarinë e pavarur dhe profesionale.
Kjo qeveri e njohur për përhapjen e lajmeve të rreme, gënjeshtra dhe manipulime me qytetarët, nuk ka të drejtë të thirret në ligje, të moralizojë rregulla dhe standarde, aq më tepër që nuk ka asnjë qeveri apo zyrtar tjetër që të mos jetë i përfshirë deri në palcë në krim.
Nëse Bytyqi vazhdon të kërcënojë, MAN do të ndërmarrë hapa të tjerë për të mbrojtur anëtarët e saj dhe gazetarët tanë do të vazhdojnë të publikojnë histori hulumtuese për krimin e qeverisë dhe familjeve të tyre, tha MAN.