6.6 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeMinistri i MASH-it Jeton Shaqiri: Nga shtatori mësimdhënësit do të kenë paga...

Ministri i MASH-it Jeton Shaqiri: Nga shtatori mësimdhënësit do të kenë paga më të larta për 15%

Punonjësit e arsimit fillor dhe të mesëm do të kenë paga 15 për qind më të larta nga shtatori, përcjell telegrami.mk

“Ne nënshkruam një marrëveshje me SASHK-un që doli nga procesi i pajtimit. Presim që të kalojë rebalanci i buxhetit për të përgatitur informacion në Qeveri, për të nënshkruar marrëveshjen përfundimtare për 15%.

Pra, negociatat kanë një marrëveshje të nënshkruar, të gjitha çështjet janë dakorduar me SASHK-un dhe jemi në pritje të rebalancimit.

Pres që të kalojë dhe çdo gjë të jetë mirë që nga shtatori të ketë paga më të larta në arsimin fillor dhe të mesëm”, tha ministri i Arsimit Jeton Shaqiri.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments