3.1 C
Tetovo
E premte, 29 Nëntor, 2024
BallinaLajmeMasa disiplinore ndaj 30 policëve kufitarë në Bllacë

Masa disiplinore ndaj 30 policëve kufitarë në Bllacë

Ministria e Brendshme njofton për Alsat se janë në përgatitje 30 masa disiplinore ndaj policëve të sistemuar në vendkalimin kufitarë “Bllacë” me Republikën e Kosovës. Dyshimet lidhen me raportimin e Televizionit Alsat për shkatërrimin e qëllimshëm të kamerave trupore nga ana e disa nëpunësve të policisë, veprim ky i cili (jo zyrtarisht) për motiv ka pas shmangien e gjurmëve korruptive.
“Në procedurë janë 30 masa disiplinore për shkak të mosveprimeve në bazë të Procedurës Standarde Operative për shfrytëzimin e sistemit mobil të incizimit me kamera (trupore). Është konstatuar se 30 policët kanë vepruar në kundërshtim me dispozitat nga Marrëveshja kolektive. Propozohet kërkesa për kompensimin e dënimit nga 5 policë dhe udhëheqës ndërrimi në vendkalimin kufitar “Bllacë e poshtme”, thuhet në përgjigjen e MPB-së dërguar për Alsat./ Alsat.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments