0.5 C
Tetovo
E shtunë, 30 Nëntor, 2024
BallinaLajmeALI Ahmeti: 20 vjetori i dedikohet dy dekadave të ardhshme...kush është i...

ALI Ahmeti: 20 vjetori i dedikohet dy dekadave të ardhshme…kush është i përgaditur për këtë udhëtim, le të lidh rrypin e sigurisë

Bashkimi Demokratik për Integrim sot në Shkup ka shënuar 20 vjetorin e themelimit si subjekt politik, me të ftuar të shumtë nga të gjitha sferat në vend. Me këtë rast, kryetari i BDI-së z. Ali Ahmeti ka mbajtur fjalim rasti duke elaboruar gjithë këtë rrugëtim dy dekadësh me plot sukses.

Në vazhdim ju përcjellim fjalimin integral të kryetarit të BDI-së, z. Ali Ahmeti

Të nderuar të pranishem, motra dhe vëllezër

Të nderuara familje të dëshmorëve dhe veteran, i nderuari Kryeministër Kovaçevski, ish Kryeministër Zaev, kryetarë të partive politike, ministra, kryetar kuvendi dhe deputetë, kryetarë komunash, drejtorë dhe funksionarë, të nderuar ambasadorë, media, të dashur qytetarë.

Shumë të respektuar anëtarë të këshillave vendor, degëve, kryetarë të degëve, anëtarë të këshillit të përgjithshëm, forum i grave dhe forum rinor.

Mirë se erdhët në ditëlindjen jubilare të familjes tonë të përbashkët, Bashkimi Demokratik për Integrim.

Si sot, 20 vite më parë, u bënë bashkë çlirimtar e liridashës, idealist e misionarë, paqëbërës e paqëdashës, intelektualë e atdhetarë për ta themeluar familjen tonë të përbashkët me themele të shëndosha e të qëndrueshme, Bashkimin Demokratik për Integrim.

Dy dekadave tona dje dhe pardje iu gëzuan me dhjetëra mijëra qytetarë në sheshet e Shkupit dhe të Tetovës, edhe atë me arsye të fortë e të shëndosh sepse kanë se për ç’farë të gëzohen e të festojnë.

Të gjithë bashkarisht i gëzohen:

PAQES,

pajtimit,

zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit,

barazisë dhe drejtësisë,

demokracisë koncensuale,

integrimit të brendshëm, rajonal dhe atij euroamerikan

si dhe të ardhmes, agjendës së blertë.

Paqa dhe Pajtimi në vendin tonë u arrit në bashkëpunim me partitë politike maqedonase nëpërmjet të marrjes së përgjegjësisë së përbashkët për zbatim të Marrëveshjes së Ohrit dhe arritjen e pajtimit përfundimtar midis komuniteteve.

Pas paqës dhe pajtimit, punuam për BARAZINË e cila erdhi nëpërmjet simboleve kombëtare, gjuhës zyrtare, përfaqësimit të drejtë dhe adekuat, ndarjes teritoriale, universitetit, dhe jo vetëm USHT, por edhe UNT si rezultat i vullnetit, pajtimit dhe i reflektimit.

Barazia u avansua në DEMOKRACI KONSENSUALE e cila u arrit nëpërmjet shumicës së dyfishtë të Badinterit, dakordimit konsensual të buxhetit, vendimmarjes në Qeveri dhe Kuvend, parandalim të majorizimit dhe margjinalizimit, afirmimit të diskriminimit pozitiv, kandidatura të përbashkëta konsensuale për President, Kryetar Kuvendi dhe së fundmi edhe për Kryeministër të vendit tonë të përbashkët.

Këto hapa sollën edhe deri tek INTEGRIMI i plotë në vend, në komunë, në qeveri, në kuvend, në administratë, në polici nga 170 policë në mbi 2.000, në ushtri nga 65 në mbi 2.000, në administratë nga 2% në mbi 21% dhe gjer në udhëheqjen më të lartë të të gjitha institucioneve të shtetit me përgjegjësi të plotë.

Integrimi në vend imponoi edhe integrimin rajonal nëpërmjet politikës tonë ZERO ÇËSHTJE TË HAPURA ME FQINJTË dhe instalimit të LINJAVE TË KUQE për partinë tonë që janë:

Marrëveshja e Ohrit,

Marrëveshja e Prespës,

Marrëveshja e fqinjësisë së mire.

Nga këto linja të kuqe KTHIM PRAPA SKA dhe kush do partneritet me ne, duhet të respektojë këto parime.

Këtu dua të përshëndes edhe autoqefalinë e kishës ortodokse të Maqedonisë me ç’rast u mbyll edhe një kontest tjetër i rëndësishëm për vendin tonë.

Integrimi rajonal vijon me INTEGRIMIN në vlerat EUROAMERIKANE dhe komunitetin EUROATLANTIK.

Sot jemi vend anëtar i NATO-së dhe kemi dritë jeshile për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Prandaj, në prag të hapjes së negociatave për anëtarësim në BE, zgjedhjet nuk janë zgjidhje dhe bojkotet pengojnë këtë rrugëtim.

Ne duhet të punojmë për epilog pozitiv me fqiun tonë Bulgarinë për kontestin tonë bilateral dhe të ngushtojmë hapësirat për veprim të agjendave në vend e rajon që nuk përkojnë me përcaktimet tona perëndimore.

Nga mbyllja e menjëhershme e këtij kontesti do të përfitonte komuniteti bullgar në vendin tonë, rajoni dhe Europa, por gjithmonë pa e cënuar identitetin kombëtar e gjuhësor të bashkëqytetarëve të mi.

Europa nuk është në paqe të plotë pa Ballkanin Perëndimor dhe ky duhet të jetë prioritet i Bashkimit Europian po aq sa është prioritet i joni.

Margaret Mekmillan do të thekson që Lufta e parë botërore është lufta që i dha fund paqes dhe unë them që pasojat e saj akoma nuk kanë përfunduar.

Kohë më parë, theksova që UKRAINA nuk është larg dhe ca u tallën.

Sot e gjithë bota është në pasiguri, ekonomia rrezikohet, jeta cënohet.

Duke parë skenat trishtuese që lë pas lufta, ndjehem i dëshpëruar nga mosreagimi i popullit rus ndaj krimeve dhe agresionit të paprovokuar dhe të paarsyeshëm rus në Ukrainë.

Në këtë kontekst, edhe sot them dhe e përsëris që, KOSOVA nuk është problem vetëm bilateral, por është çështje e stabilitetit dhe sigurisë si dhe paqes në rajon, në Europë dhe në komunitetin e vlerave euroatlantike. Është pikë neuralgjike e ardhmërisë së Europës.

Prandaj, NJOHJE RECIPROKE midis Kosovës dhe Serbisë menjëherë – KJO ËSHTË ZGJIDHJA E VETME E MUNDSHME DHE E PRANUESHME!

Të dashur të pranishëm,

E ardhmja është para nesh, e ardhmja është e BLERTË.

Pas realizimit të barazisë dhe integrimit, jo rastësisht përqafuam agjendën e blertë.

Agjenda e blertë është prioritet i mbarë botës demokratike sepse nënkupton cilësi të jetës, ajër dhe ambient të pastërt, shkolla dhe spitale cilësore, ekonomi konkuruese, zhvillim, përparim, infrastrukturë moderne, kulturë, por edhe luftë të pakompromistë kundër korrupsionit e krimit të organizuar dhe përpjekje për ta mbajtur rininë në vendlindje.

Këtu, me kënaqësi të veçantë para jush paralajmëroj vënien e gurthemelit të Koridorit 8 këtë verë dhe përgëzoj Qeverinë për këtë vendim.

Gjithashtu, ftoj të gjithë pjesëmarrësit në shoqëri, politikanë, institucione, media, OJQ-të, gjyqësi e prokurori, ti hapim front nacional korrupsionit dhe ta ç’rrënjosim, jo me llafe, propagandë e shpifje, por me denoncime konkrete, pa gjueti shtrigash.

Gjithashtu, komunitetin ndërkombëtar, komunitet tjera në vend si dhe partitë politike në vend i porosis që tek Bashkimin Demokratik për Integrim do të vazhdoni ta keni partnerin besnik, të fjalës dhe të veprave, të idealeve dhe të vlerave, frontmen në betejat e lartëpermendura.

Ndërsa bashkëpartiakëve dhe qytetarëve ju them që 20 vjetori i sotëm i dedikohet rinisë e cila sot shënon 20 vite nga lindja, bashkë me Bashkimin Demokratik për Integrim,

Ky 20 vjetor i dedikohet dy dekadave të ardhshme dhe prandaj kush është gati dhe i përgaditur për këtë udhëtim, le të lidh rrypin e sigurisë dhe lë të rreshtohet pas meje.

GËZUAR!

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments