7.2 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaOpinionRami Misimi / “Çoni t’fala Fatmirit”

Rami Misimi / “Çoni t’fala Fatmirit”

Rami Mislimi

Fatmir Limani është akoma në politikë por tashmë në një subjekt tjetër që nuk është se e do si një vlerë e shtuar, por përmes tij dëshironte të “pushtojë” kalanë përbrenda BDI-së. Ai erdhi i ngopur tejmase, morri sërish një pozicion të lartë si nënkryetar dhe kur të gjithë prisnin perëndimin e tij politik, ai e vazhdoi atë rrugëtim.
Dhe fiks në momentin e kësaj, Fatmir Limani filloi ta harrojë të kaluarën e tij. Filloi ta harrojë në kurriz të të cilit u ngrit pa bërë asgjë, dhe akoma më keq ai flet për të bëmat politike aty ku ishte edhe vetë duke dashur t’ia kalojë paqtë dhe duke dashur që krejt këtë histori dështimi tia faturojë një subjekti që e mbajti mbi supe plor 20 vjet rresht, pa bërë asgjë.

Ai kurrë nuk pyeti njeri se sa të mllefosur janë kur e shihnin atë dy decenie në pushtet dhe tani që iku nga vendi i mjaltit dëshiron që të duket njeriu i sakrificës që lufton pushtete të korruptuara. Aty ku ai kishte zënë rrënjë prej kohësh dhe jetonte si një “Pollat” vetëmse ishte daja i Ali Ahmetiti sepse pa Ali Ahmetin ai nuk do ishte kurrë në ato pozita që kishte prej kohësh.

Aty ku ishte, me vite voli frytet e pushtetit, në fund dyert filluan t’i mbyllen sepse çfarë është e tepër e tepër është. Këtë e di secili shqiptarë. E di jetën e tij të luksit, pushtetit dhe aspak nuk është e egzagjëruar nëse thuhet jetën prej pashai që Fatmir Limanit ia kishte servuar funksioni që kishte apo posti s’ka rëndësi. Dhe rëndom kur i humb njeriu këto “diamante” atëherë kërkon rrugë të reja për të vazhduar ëndrrën e tij për luks e pasuri, por të tjerët duhet të besojnë se është atdhedashuria ajo që e ka mison më të madh ky njeri.

Sikur ta braktiste BDI-në para 19 vitesh dhe të kthehej si një hero, do t’i besonin të gjithë, por Fatmiri këtë se bëri kurrë ose më saktë e bëri kur horizontet e tij politike ishin mbyllur përgjithmonë në BDI. Ai zgjodhi Besën si folenë e ardhshme, por ai si kupton ujërat e trazuara aty, ose mbase ujërat që i trazoi vetë ai.
Në parti kur dikush vjen, dikush tjetër duhet të ikë. Fatmiri erdhi te Besa por nuk dihet se kush do ikë. Enigma se përse Fatmiri është te Besa është si ato sekretet që shpesh i marrim me vete kur ti mbyllim sytë përgjithmonë. Besa në fakt e di se përse Fatmiri është te ata, por ky i fundit nuk e di se përse është te BESA. Ai vetëm kujton se ka hyrë nga mllefi i asaj që nuk është më në BDI dhe duhet patjetër të jetë me dikë.

Tani ai ndodhet në anën tjetër të bregut, në një parti që dëshiron përmes tij të godasë kundërshtarin me bindjen se po ia rrënon BDI-së kalanë përbrenda. Fatmir Limani nuk e kupton këtë lojë, këtë prapaskenë të Besës .Fatmiri nuk e kupton se në politikë nuk ka Besë ose mbase edhe e kupton.

20 vite ai ka qëndruar si shoku i Pollatit me shofer, me veturë zyrtare, me telefon kur shqiptarët nuk e dinin çka është celulari. Ai kishte një rrogë që shqiptarët as në ëndërr nuk e kishin imagjinuar ndonjëherë.
20 vite Fatmir Limanit shqiptarët e gjallë nuk ia panë hajrin përpos atyre të vdekurve që ju këndoje poezi.
20 vite Fatmiri ka recituar poezi mbi varret e atyre që nuk janë më dhe duke shkelur cdo gjë shqiptare njëkohësisht.

Të gjithë këto lukse pa bërë asnjë punë, ai ka qëndruar falë Ali Ahmetit. Shqiptarët këtë e dijnë, madje do ta flet këtë edhe historia në të ardhmen se ka qenë një drejtor që nuk ka bërë asgjë, por që qëndroi falë liderit të tij nëpër poste duke marrë vetëm rroga të majme dhe duke mos dhënë asnjë kontribut për shqiptarët.
Askush nuk e gjykon për transferet që Fatmir Limani është duke bërë, por do të gjykojë familja, vendi, shqiptaria për një arsye të vetme, sepse 20 vite ai ka rrjepur pozicionet në kurriz të Ali Ahmetit duke ushqyer fëmijët, familjen dhe duke turpëruar atë që e mbajti atë mbi supe pa bërë asnjë punë.
Vjershat mbi varret e dëshmoreve gjithnjë Fatmir Limani i ka bërë për të vazhduar luksin dhe jetën e tij prej nje perandori në kuriz te Ali Ahmetit e jo se i dhimben dëshmorët e luftës.

Besatarët e Bilall Kasamit, Fatmir Limanin e shohin si një “kalë të Trojës” por edhe mund të jetë.
Andaj historia e Fatmir Limanit për “atdhedashurinë” ka përfunduar, sepse shqiptarët e dinë mirë se për kombin dhe atdheun ka vetëm një rrugë edhe ajo është rruga e Ali Ahmetit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments