6 C
Tetovo
E premte, 29 Nëntor, 2024
BallinaLajmeRebalanci, shkurtohen investimet kapitale

Rebalanci, shkurtohen investimet kapitale

Investimet në infrastrukturën rrugore kanë pësuar më së shumti në riprogramimin e arkës së shtetit. Buxheti i menaxhuar nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve këtë vit është reduktuar për 60 milionë euro. Investimet në infrastrukturën rrugore janë reduktuar për 37 milionë euro, ndërsa investimet në ujësjellës dhe kanalizime në komuna janë ulur me 40 mijë euro. Rritje prej 2,6 milionë euro parashikohet për infrastrukturën hekurudhore. Në ministritë e tjera, mesatarisht, me rishikimin e ri, buxhetet janë ulur nga 1 milion deri në 4 milion euro, shrkuan Alsat.

BUXHETI 2022                                                      RIBALANCI

Infrastruktura rrugore 96 milionë euro                  59 milionë euro

Ujësjellës-kanalizime 178 mijë euro                     138 milion euro

Infrastruktura hekurudhore 11.7 milionë euro      14.3 milionë euro

Këtë vit nuk do të jepen subvencione për instalimin e aparateve me gaz në vetura për shkak të buxhetit të reduktuar të Ministrisë së Ekonomisë. Në rishikimin e buxhetit, rritja më e madhe prej 60 milionë euro është në buxhetin e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale dhe në buxhetin që do të jetë në dispozicion të Qeverisë për 80 milionë euro. Rritja është për shkak të rritjes së pagave në arsim, masat sociale dhe masave të tjera që do të paguhen direkt nga buxheti i qeverisë.alsat.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments