Kryetari I ASH-së, Ziadin Sela, i ftuar në emisionin Click Plus në TV21, tha se ndërkohë që ka eksponentë të VMRO-së që po enden gjyqësorit, kolegët e tyre nga BDI-ja që kanë bashkëqeverisur për 10 vjet, nuk kanë bërë qoftë edhe një ditë burg apo të jenë thirrur nga Gjyqësori.
“Një subjekt politik që përbënte regjimin e Nikolla Gruevskit, ka eksponentë të atij subjekti politik që zvarriten gjyqeve, ndërsa nuk ke asnjë eksponent të vetëm politik nga BDI-ja, pjesë e regjimit të Nikolla Gruevskit, që të ketë vuajtur një ditë burg ose të thirren nga ana e gjyqësorit”, tha Sela.