-2.9 C
Tetovo
E mërkurë, 15 Janar, 2025
BallinaLajmePushteti 3, opozita 6 propozime për gjykatës kushtetues “Përzgjedhja të bëhet me...

Pushteti 3, opozita 6 propozime për gjykatës kushtetues “Përzgjedhja të bëhet me konkurs, e jo sipas propozimeve të partive”

Prokurori aktual publik Lubomir Jovevski, Tatjana Vasiq nga Ministria e drejtësisë dhe Fatmir Skender, gjykatës, janë propozimet e koalicionit qeverisës për zgjedhjen e gjykatësve të rinj kushtetues. Nga opozita dorëzuan 6 emra mes të cilëve profesorët Savo Klimovski dhe Rodna Zhivkovska, pastaj Todor Vitllarov, prokuror nga Shtipi, Vesna Jovanovska, gjykatëse nga Gjykata Administrative, Voisllav Dimovski, prokuror aktual nga Ohri dhe Branko Sekullovski, ish-gjykatës dhe kryetar i gjykatës së Gostivarit. Këta janë kandidatët të cilët Komisioni për zgjedhje dhe emërime i caktoi pas çka do të votohet në seancë plenare. Gjatë debatit pushteti dhe opozita diskutuan për ndryshimin e mënyrës së zgjedhjes së gjykatësve kushtetues, përkatësisht kjo të bëhet sipas sistemit për zgjedhjen e përbërjes së Komisionit antikorrupsion.

“Mendimi im është që në periudhën e ardhshme do të duhet të mendojmë të gjithë bashkërisht që ta ndryshojmë, për shkak se kemi njerëz nga kjo  sferë të cilët nuk duan që  t’i propozojnë partitë. Nuk i propozojnë të gjithë ata partitë. Pse, një gjykatës kushtetues, diçka që është e rregulluar me Kushtetutë dhe nuk ka asgjë të përbashkët me partitë, të propozohet nga deputetët ose partitë. Ndoshta ka njerëz që duan vetë që të paraqiten në konkurs për gjykatës kushtetues”, deklaroi Nikolla Micevski, VMRO-DPMNE.Zgjedhja e gjykatësve është tërësisht pa kritere, ndërsa e vetmja gjë që po kërkohet është që të jetë jurist i shquar, tha Pavle Trajanov, kryetar i Lidhjes demokratike. Ai i apeloi kryetares së Gjykatës kushtetuese që ta ndryshojë ligjin, për shkak se në këtë mënyrë, me propozimin e gjykatësve nga ana e partive, partizohet instanca më e lartë gjyqësore.

Ne tani në këtë mënyrë do të propozojmë gjykatës dhe njësoj si deri më tani, Gjykata kushtetuese do të jetë në tërësi e partizuar dhe nuk do të punojë në drejtim të mbrojtjes së kushtetutshmërisë, ligjshmërisë, por do të punojë me urdhër të partive politike në Kuvend. Dua të theksoj se kjo materi duhet të rregullohet dhe po habitem se kryetarja e Gjykatës kushtetuese po pret që dikush tjetër të përpilojë ligj për punën e Gjykatës kushtetuese”, pohoi Pavle Trajanov, Lidhja Demokratike.

Goran Misovski me propozim që në të ardhmen të mendohet se si të rregullohet zgjedhja e gjykatësve kushtetues, por se tani duhet të zgjidhen gjykatës të rinj sipas proceduarave aktuale ligjore që të kompletohet Gjykata kushtetuese.

“A duhet ta rregullojmë, po. A duhet ta bëjmë më transparent procesin e zgjedhjes së gjykatësve kushtetues, po, pajtohem. Mendoj se askush në këtë sallë nuk do të na përkrahte, edhe për këtë që unë po e flas, edhe Milloshovski dhe koordinatori i grupit të deputetëve të VMRO-DPMNE-së dhe atë që e foli kryetarja, ato janë rregullat e lojës. Për shkak se kemi atmosferë pozitive dhe konstruktive, unë apeloj që ta fillojmë procedurën, fatkeqësisht them, sipas rregullave që vlejnë për momentin”, tha Goran Misovski, Partia e Re Socialdemokrate.

Gjykata kushtetuese tashmë një periudhë më të gjatë punon me vetëm 5 gjykatës, prej 9 anëtarëve të caktuar edhe pse kryetarja e gjykatës, Dobrilla Kacarska disa herë apeloi deri te Kuvendi për zgjedhjen e gjykatësve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments