Sindikata e Pavarur e Drejtorisë së Librave Amë, ka harmonizuar kërkesat lidhur me marrëveshjen kolektive me Ministrinë e DRejtësisë, me çka e kanë anuluar protestën e sotme para ministrisë.
Marrëveshja kolektiv siç njoftuan sot përfaqësuesit e Sindikatës, më së voni deri nesër dotë dorëzohet te ministria e financave prej ku presin përgjigje deri në tëhënën. Në të kundërtën, paralajmërojnë protesta para ministrisë së financave.
“Kemi gjetur gjuhë të përbashkët në pjesën ku ingerenca ka ministria e drejtësisë. Janë pranuar një pjesë e madhe e kërkesave nga sindikata siç janë pjesa e pagesës së largimit, K-15 në lartësi prej 60% e pagës mesatare…. Të gjitha mospajtimet që ishin me ministrinë e drejtësisë janë harmonizuar dhe marrëveshja kolektive gjatë ditës së sotme ose më së voni nesër do të dorëzohet te ministria e financave”, deklaroi Marjan Risteski, kryetar i konfederatës së organizatave sindikale të Maqedonisë.
Ai njoftoi se me pagën e re që e kanë marë të punësuarit, askush më nuk do të marë pagë nën minimalen prej 18,000 denarëve.