2.7 C
Tetovo
E martë, 25 Shkurt, 2025
BallinaLajmeMickoski-VMRO-DPMNE: Nëse kemi zgjedhje tani, garantoj se VMRO-DPMNE do të fitojë 61...

Mickoski-VMRO-DPMNE: Nëse kemi zgjedhje tani, garantoj se VMRO-DPMNE do të fitojë 61 deputetë ?!

VMRO-DPMNE pas fitores në zgjedhje nuk do të lejojë që e ardhmja e Maqedonisë të formësohet në Mala Reçicë, është i vendosur kryetari i partisë Hristijan Mickoski në Top Temë sonte.

  • Nuk mund ta pranoj faktin që e ardhmja e Maqedonisë është formësuar në Mala Reçicë, dhe këtë do ta përsëris. Të ardhmen e Maqedonisë sonë do ta formësojmë në bazë të nevojave të qytetarëve. Prandaj kërkojmë zgjedhje të parakohshme parlamentare, sepse nuk do të lejojmë që e ardhmja të formësohet në Mala Reçicë. Jam i sigurt se do të fitojmë 61 deputetë. Nëse tani kemi zgjedhje të parakohshme parlamentare, procedura do të fillojë sot, ju garantoj se VMRO-DPMNE me koalicionin do të ketë 61 deputetë. Kjo është arsyeja pse as BDI dhe as LSDM nuk duan zgjedhje të parakohshme, pohon Mickoski.

Kreu i partisë më të madhe opozitare hodhi poshtë tezën se BDI është ajo që kategorikisht kundërshton shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme. Sipas tij, nëse ai dhe kryeministri Kovaçevski arrijnë marrëveshje për shpalljen e zgjedhjeve, asnjë parti tjetër nuk mund t’i ndalë ato.

BDI nuk është faktori kyç për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme, e dëgjoj tani atë tezën që dikush duhet të glorifikohet, mistifikohet etj. Nuk është kështu, historia është bosh, e gjitha është një mit, një PR strategji e politikanëve të dobët nga radhët e LSDM-së. Nëse ulemi nesër me Kovaçevskin dhe nëse biem dakord, nuk do të varet nga askush tjetër, nga një parti më e vogël. Do të varet se për çfarë pajtohemi, kemi më shumë se 61 deputetë dhe se puna është bërë, është i sigurt lideri i VMRO-DPMNE-së. përcjell telegrami.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments