9.8 C
Tetovo
E mërkurë, 26 Shkurt, 2025
BallinaLajmeEhe ...ehe ...kur SHIPKOVICA ishte Komunë, është, koha për ta kthyer...ose do...

Ehe …ehe …kur SHIPKOVICA ishte Komunë, është, koha për ta kthyer…ose do të vazhdoje thënia il vidi kuk (fakte)

Lajmi interaktiv

Një sqarim për termin il vidi kuk ,nuk është sllavisht por kombinim latino-gjerman (termi latin il vidi (erdha pashë ) dhe termi gjerman KUK me prejardhje latine KUK lidhëse- kthesë )

Që qytetarëve të fshatrave të Malsisë së Sharrit ,shteti tu jetë më afër dhe në shërbim e realizoi herën e parë qysh viteve 1940 Mbretnija Shqiptare mu në fshatin Shipkovicë të Tetovës…Dhe të dytën herë Komuna e Shipkovicës u bë në vitin 1996 Komunë dhe me ndarjen e re territoriale më katastrofalja deri tash që ndodhi në vitin 2004 iu mor e drejta të jetë Komunë dhe iu bashkangjit Komunës së Tetovës (interesant Shipkovica si komunë ishte dhe është më e madhe me territor dhe banor se komuna aktuale e Jegunovcës dhe e Bërvenicës ) por matematikat argëtuese të BDI -së e sollën që të zhbëhet…LSDM-së si trashëgimtare e Lidhjes Komuniste të Maqedonisë i ka penguar edhe në komunizëm por edhe tash…ndërsa VMRO-së i ka penguar përherë kjo komunë…lajt motivi në prapavijë të nëntokës politike të bllokut maqedonas ishte se KOMUNË SHIPKOVICËN e bëri MBRETNIA SHQIPTARE dhe zgjon asosacione për BASHKIM KOMBËTAR…Por çudit fakti se lideri i BDI-së Ali Ahmeti shtabin e UÇK-ësë e pat në Shipkovicë …dhe e hoqi në vitin 2004 mbeti enigmë pse nuk u dha sqarim shkencor, por mbeti në hava, vetëm ajo që qarkullon në opinion privat …???!!!…Është koha dhe momentumi që SHIPKOVICA të ribëhet prapë Komunë e Malsisë së Sharrit përveç që të jetë më afër qytetarëve por do ishte edhe afër për investusit qofshin vendorët- gurbetçarët qofshi të huajt, dhe Komunae Shipkovicës të menaxhojë me resurset turistike Kodrën e Diellit dhe rrugën që e parashtron BDI si punë e sosme Tetovë Prizren,pastaj Parkun Nacional të Malit Sharr të gjitha këto janë territore që i takojnë atarrit të kësaj komune .Në Maqedoni ka Komuna ku kan edhe Park Nacional siç është Mavrova dhe Rrostusha,dhe e menaxhojnë, poashtu,kemi komuna të tillë në fqinjësi në Kosovë -siç është Brezovica …Pra askund në botë nuk ka që Pushteti nga Qendra -Shkupi të menaxhoje dhe të përfitoje a banorëve që e rrethojnë dhe jetojnë aty të mos e gëzojnë të mirat që do tu ofronte vendlindja …SKOPSKO I SVE E MOZHNO …telegrami.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments