2.9 C
Tetovo
E hënë, 20 Janar, 2025
BallinaLajmeBajrami në një familje tetovare! Tradita ka nisur të ndryshojë, për vizita...

Bajrami në një familje tetovare! Tradita ka nisur të ndryshojë, për vizita më nuk shkojnë vetëm burrat!

“Djalë mixhe e gëzofsh Bajromin! Kofsh shëndosh edhe taj e gëzofsh!”

Kështu urohet Bajrami në Tetovë!

TV21 ishte mysafir në familjen e Burhan Musliut, ku festohet Fitër Bajrami, si në çdo familje myslimane anë e mbanë vendit!

Por si është një ditë e zakonshme e kësaj feste në Tetovë?

 “Dita e Bajramit fillon me faljen e Fitër Bajramit në xhami, pastaj shkojmë tek varrezat ku edhe jemi të ndarë me pjesëtarë të familjes që do të thotë bëjmë bajram me personat që kanë vdekur, pastaj kthehemi në shtëpi dhe e kemi atë bukën e bajramit apo salla e Bajramit, siç i themi ne nga Tetova. Pas kësaj shohim se çfarë është përgatitur për ëmbëlsirë sipas traditës, tatlia siç u themi, bakllava, sheqerpare, dhe festojmë bajramin në shtëpi pastaj dalim në  farefis, miqësi dhe dalim edhe në qytete të tjera, jo vetëm në Tetovë por edhe në Gostivar, Shkup e qytete tjera dhe kështu mbaron Bajrami. Bajramin e madh e festojmë tre ditë, e kemi zakon, kurse Bajrami i vogël një apo dy ditë e kemi si traditë”, deklaroi Burhan Musliu.

Por a kanë nisur të ndryshojnë traditat e festës në Tetovës?
Zakoni është që burrat dalin për të uruar nëpër farefis, ndërsa zonjat e zonjushat qëndrojnë në shtëpi për të mirëpritur mysafirë. E sipas Musliut thotë se kjo traditë ka nisur të ndryshojnë.“Tani kohën e fundit ka ndryshuar ky mentalitet ku vetëm burrat shkonin në vizitë me fëmijët e tyre pasi që më së shumti i gëzohen fëmijët Bajramit kësaj feste pasi që mbledhin para por viteve të fundit ka ndryshuar, pasi që ditën e parë shkojnë burrat dhe ditën e dytë shkojnë edhe gratë në vizita, vajzat shkojnë tek nënat apo vajzat tek motrat apo anasjelltas kështu diçka mund të themi  është diçka që më parë nuk është praktikuar kurse tani praktikohet dhe është mirë”, tha Burhan Musliu.
Në këtë festë përgatiten ëmbëlsira të lloj-llojshme, por bakllavaja e gatuar në shtëpi është më e preferuara!

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments