Valery Gerasimov, komandanti i përgjithshëm i ushtrisë ruse, dyshohet se u plagos në Ukrainë.
Lajmin për plagën e pretenduar e ka publikuar gazeta gjermane Bild, duke cituar mediat dhe zyrtarët ukrainas. Informacioni nuk është konfirmuar ende. Megjithatë, disa media raportojnë se Gerasimov (66) dyshohet se është goditur nga predha në këmbën e djathtë. Nuk ka rrezik për jetën e tij, shtoi ai. Lajmin për plagosjen e Gerasimov e ka bërë të ditur edhe ish-ministri i Brendshëm ukrainas, Arsen Avakov.
Lëndimet, shkruan “Daily Mail”, kanë ndodhur dje në afërsi të Izum. Sipas këshilltarit të ministrit të Brendshëm ukrainas Anton Gerashchenko, disa oficerë të lartë ushtarakë rusë u vranë në të njëjtin sulm në qendrën komanduese të ushtrisë ruse.
Gerashchenko nuk shkruan për plagosjen e Gerasimov, por thotë se dihet se ai ishte aty