2.9 C
Tetovo
E hënë, 20 Janar, 2025
BallinaLajmeRritje prej 2.806 den. nga pastruesi deri te kryeministri! Punëtorët me protestë...

Rritje prej 2.806 den. nga pastruesi deri te kryeministri! Punëtorët me protestë e shënuan ditën ndërkombëtare të punës


“Rrogat të rriten, të rinjtë të qëndrojnë këtu” është një prej mesazheve që Lidhja e Sindikatave ia dërgoi Qeverisë në protestën e sotme për të cilën paralajmërojnë se shumë lehtë mund të shndërrohet në grevë, nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre! Në ditën Ndërkombëtare të Punës kërkuan rroga më të larta që nesër, sipas ligjit për rrogë minimale i cili parasheh rritje graduale të të gjitha rrogave të tjera.
 
“Ja, ne do të jemi të drejtë, për shkak se vetëm po ankoheni se nuk keni para, do t’ju propozojmë rritje lineare të rrogave prej 2.806 denarëve nga pastruesi deri te kryetari i qeverisë”, tha Darko Dimovski, kryetar i LSM-së.
 
 
Punëtorët para qeverisë i priti zv/kryeministri për çështje ekonomike dhe ministrja për punë dhe politikë sociale duke u premtuar ardhmëri më të mirë dhe të drejta më të mëdha.
 
“Askush nuk duhet të harrojë se punëtori është në vend të parë. Ne si qeveri po themi se kapitali njerëzor është para se gjithash, ne nuk kemi pasuri të tjera, ju jeni pasuria jonë, prandaj do të bëjmë gjithçka për secilin punëtor pa dallim nëse është nga sektori privat apo publik, që i njëjti të paguhet në mënyrë të denjë”, tha  Fatmir Bytyqi, zv/kryeministër për Çështje Ekonomike.
 
 
“Ne si qeveri dhe si ministri për punë, premtoj se së bashku do ta vazhdojmë betejën për avancim të të drejtave të punëtorëve, për kushte të denja për punëtorët dhe rroga më të larta”, tha Jovana Trençevska, ministre për Punë dhe Politikë Sociale.
 
 
Dimovski rikujtoi se kriza ekonomike i “hëngri” rrogat ndërsa inflacioni po rritet çdo ditë. Paralajmëruan që të tërhiqet parashtresa për “E diela ditë jo pune”, për shkak se punëtorët nuk janë skllevër që të punojnë çdo ditë në javë.
 
Marshi protestues me rastin e 1 Majit filloi para LSM-së, dhe vazhdoi para Kuvendit, Lidhja e Odave Ekonomike dhe mbaroi para Qeverisë. LSM më 7 shkurt u mor vesh me qeverinë për rritjen e rrogës minimale në 18.000 denarë por edhe për rritje graduale të të gjitha rrogave të tjera, gjë që nuk u realizua.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments