4.5 C
Tetovo
E martë, 21 Janar, 2025
BallinaLajmeRuskoska ka treguar se ku kanë përfunduar paratë nga rasti Muhamed Zeqirit

Ruskoska ka treguar se ku kanë përfunduar paratë nga rasti Muhamed Zeqirit

Prokurorja kryesore publike Vilma Ruskovska ka njoftuar sonte se mjetet financiare nga prokurimi për të cilin prokuroria po e ndjek ish-sekretarin e përgjithshëm të Qeverisë, Muhamed Zeqiri, janë transferuar në llogaritë e kompanisë kroate konsulente.

E pyetur se a ka mundur që dikush ta urdhërojë Zeqirin që ta bëjë prokurimin pa shpallur tender, Ruskovska në emisionin “Top Temë” ka theksuar se nuk e ka thënë kurrë një gjë të tillë.

Edhe nëse thotë se duhet të sigurohen prova që ai person të ndiqet”, tha Ruskovska.

Ajo habitet se si Zeqiri nuk është konsultuar me askënd, duke qenë se për çdo prokurim mbi 400 mijë euro duhet të ketë tender ndërkombëtar, por në këtë rast nuk është kërkuar pëlqimi i Byrosë së Prokurimit Publik.

Sekretari i Përgjithshëm i Qeverisë, Muhamed Zeqiri, është nën hetim së bashku me dy shtetas kroatë për anashkalim të një procedure tenderimi. Prokuroria për krim të organizuar dhe korrupsion i dyshon për përvetësim të 145 mijë e 400 eurove. Zeqirit i është caktuar masa e paraburgimit për 30 ditë, ndërsa për shtetasit kroatë informacionet janë jashtë shtetit, për çka do të kërkohet ndihmë nga Kroacia.

Sipas informacioneve të prokurorisë, Zeqiri në periudhën nga prilli 2021 deri në janar 2022, në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të Qeverisë, pa kryer procedurën e duhur të prokurimit publik, ka lidhur kontratë për shërbime konsulente me personin juridik, në të cilën i dyshuari kroat qytetarët e kanë ndihmuar.përcjell telegrami.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments