Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Fatmir Bytyqi beson se është arritur çmimi maksimal i produkteve ushqimore. Sipas tij, çmimet nuk duhet të shkojnë edhe më lart sepse nuk ka faktorë që duhet të nxisin rritje edhe më të madhe.
Sa i përket çmimit të naftës, Bytyqi sqaron se është arritur maksimumi dhe se po vjen një periudhë stabilizimi, madje edhe uljeje.
-Aktualisht ka një rritje të vajit të gatimit sepse kemi një ndërprerje në zinxhirin e furnizimit, në fakt luledielli, fara e lulediellit apo vaji i parafinuar të vijë këtu dhe ta përpunojë për ta nxjerrë me një çmim më të ulët. Në fakt, nëse rritet në bursën botërore, çmimi patjetër do të rritet, por tani vjen periudha e verës kur do të kemi të korrat dhe rendimentet e lulediellit dhe domosdo të ulet çmimi bazë i vajit të lulediellit, tha Bytyqi. në vizitën e mbrëmshme në emisionin “360”.