16.1 C
Tetovo
E diel, 18 Maj, 2025
BallinaLajmeLSDM sot feston 31 vjetorin e themelimit, ja si e mbajnë mend...

LSDM sot feston 31 vjetorin e themelimit, ja si e mbajnë mend shqiptarët ate? FOTO/VIDEO

Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë sot feston 31 vjetorin e themelimit të saj si subjekt politik, shkruan TOP24.

Por si e mbajnë mend shqiptarët LSDM-në?

Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë ndër shqiptarët që nga themelimi i saj mbahet mend më shumë për gjëra që na kanë sjellur zi. Gjatë rrugëtimit të saj si subjekt politik e ndarë nga ish sistemi, ajo shqiptarët ndër vite i ka shtypur në format më të ndryshme të historisë së re. LSDM nga Struganët mbahet mend për Ladorishtën, nga Shkupjanët për Bit Pazarin ndërsa për Tetovarët mbahet mend për Universitetin sidhe nga Gostivarasit për përgjakjen e sheshit të flamurit ashtu siç ndodhi në Tetovë.

Sikur kjo nuk mjaftoi!

LSDM zgjodhi që në mes radhëve të saj të mer shqiptar-çiçe, të cilët do ta paraqisnin si të qetë progresive dhe të reformuar por në fakt ajo si në rrënjët e saj kishte përgaditur më të mirën për shqiptarët GETOIZIMIN dhe vendosjen e zullumit mes shqiptarësh brenda llojit. Për dy mandate LSDM në erën e re i kalioi në koalicion të gjithë eksponentët politik pa përjashtim duke kontaminuar politikën dhe duke ju përgaditur kushte egzodit masiv të shqiptarëve.TOP24

https://top24.mk/lsdm-sot-feston-31-vjetorin-e-themelimit-ja-si-e-mbajne-mend-shqiptaret-ate-foto-video/
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments