5.9 C
Tetovo
E diel, 19 Janar, 2025
BallinaLajme(VIDEO) Bujar Osmani dhe Orhan Murtezani i uruan mirëseardhjen Petkovit dhe i...

(VIDEO) Bujar Osmani dhe Orhan Murtezani i uruan mirëseardhjen Petkovit dhe i prezentuan projektin energjetik Bitola 2

Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani dhe drejtori i Operatorit Nacional të Energjisë Elektrike MEPSO, Orhan Murtezani, sot kanë qenë të ngarkuar të presin kryeministrin bullgar Kiril Petkov dhe delegacionin që ai kryeson.

Në rend dite ishte vizita në trafostacionin Manastir 2 të AD MEPSO, i cili energjetikisht lidh Maqedoninë dhe Shqipërinë, dhe është pjesë e projektit më të gjerë infrastrukturor për kyçje energjetike, pjesë e Korridorit 8, përmes të cilit Bullgaria do të mund të eksportojë energji elektrike në tregun europian.

“Ky investim do të jetë një tjetër projekt kapital energjetik, pjesë e Korridorit 8, përmes të cilit do të përfitojnë të gjitha vendet: Republika e Maqedonisë Veriore – për të mundësuar transit dhe diversifikim shtesë të furnizimit me energji elektrike; Republika e Shqipërisë do të ketë akses në burimet e energjisë në Maqedoninë e Veriut dhe Bullgari; “Bullgaria do të ketë mundësinë të lidhë rrjetin e saj me pjesët më perëndimore të Ballkanit dhe në këtë mënyrë të ofrojë tepricë të energjisë elektrike edhe në tregun evropian”, ka shkruar Osmani në Facebook.
Në takimin e mbajtur në NS Manastir 2, të ftuarit u njohën me dinamikën dhe përfitimet e ndërtimit të linjës së transmetimit 400 kV në kuadër të Korridorit 8 Pan-Evropian.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments