5.9 C
Tetovo
E diel, 19 Janar, 2025
BallinaLajmeBekim Sali në UT: Do të zgjerohet veprimtaria e Klinikës në Tetovë

Bekim Sali në UT: Do të zgjerohet veprimtaria e Klinikës në Tetovë

Me rastin e 7 Prillit – Ditës Ndërkombëtare të Shëndetit, në kuadër të manifestimit të organizuar nga Universiteti Shtetëror i Tetovës, fjalë rasti në këtë ngjarje mbajti ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali.

Me këtë rast ai theksoi se në drejtim të zhvillimit profesional dhe ngritjes së kuadrove, për herë të parë këtu, në Universitetin Shtetëror në Tetovë, po prezantohet programi i ri për specializim për mjekësi familjare.

“Po ashtu kemi inicuar zgjerimin e veprimtarisë së Spitalit Klinik të Tetovës për kryerjen e kujdesit shëndetësor specialisto-konsultativ dhe spitalor në nivelin sekondar në fushën e kirurgjisë torakale.

Të pranishmit i informova se tashmë ka nisur zgjerimi i veprimtarisë së këtij institucioni për zbatimin e kujdesit shëndetësor specialisto-konsultativ në nivel të mesëm në fushën e mjekësisë nukleare. Paralelisht me këto risi, së bashku me menaxhmentin e Spitalit Klinik të Tetovës, po punojmë në gjetjen e mundësive për zgjerim të hapësirave, rehabilitim dhe forcim të kapaciteteve të objektit, si dhe zgjerim të ekipit mjekësor për plotësimin e nevojave shëndetësore të popullsisë së këtij rajoni”, deklaroi Sali pas evenimentit solemn

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments