2.9 C
Tetovo
E hënë, 20 Janar, 2025
BallinaLajmeLSDM: Të gjithë të papunët që i plotësojnë kushtet, të aplikojnë në...

LSDM: Të gjithë të papunët që i plotësojnë kushtet, të aplikojnë në thirrje për masat nga Plani operativ për punësim

LSDM vazhdon me luftën e përkushtuar kundër varfërisë dhe papunësisë.

Janë publikuar shpalljet e para publike të Planit Operativ për masat aktive dhe programet e punësimit për vitin 2022.

Për një nga masat më të përdorura, masën Vetëpunësim me planin e ri, parashikohen mjete për hapjen e biznesit të vet për 2000 persona.

Mbështetja financiare për një person për të filluar biznesin e tij është 5000 euro ose deri në 10000 euro nëse një shoqëri themelohet nga dy ortakë.

Masa e praktikës do të përfshijë mbi 1600 të rinj deri në 34 vjeç, të cilët do të mund të hyjnë në tregun e punës dhe të fitojnë njohuri praktike në një punë të caktuar.

Këta persona do të marrin kompensim mujor në shumë prej 9.000 denarë me sigurim të përfshirë për një periudhë deri në tre muaj.

Është hapur thirrja për masën Punësimi dhe Rritja e Personave Juridik, e cila u mundëson punëdhënësve nga ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme, ndërmarrjet sociale dhe organizatat e shoqërisë civile të zgjerojnë dhe zhvillojnë biznesin e tyre, duke krijuar vende të reja pune.

Të gjithë aplikantët e kualifikuar mund të aplikojnë në një nga tridhjetë qendrat e punësimit ose online në faqen e internetit të Agjencisë së Punësimit.

Plani operativ si një nga mjetet kyçe për uljen e shkallës së papunësisë për këtë vit ka një buxhet prej 30 milionë euro dhe do të mbulojë rreth 15 mijë të papunë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments